

Profili i kompanisë
Natyral Berry
Profili i kompanisë
Natyral Berry, e themeluar në vitin 2014, është e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e aronisë, duke përdorur praktika të qëndrueshme bujqësore dhe teknologji moderne për të ofruar produkte të standardit të lartë si lëngje, reçelra dhe produkte të ngrira.
Në vitet e fundit, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në kultivimin dhe përpunimin e mjedrës, boronicës dhe dredhëzës, si dhe në ngrirjen, selektimin dhe paketimin e frutave të imta.
Duke përfshirë edhe këto kultura të reja, Natyral Berry forcon pozicionin e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me një fokus të vazhdueshëm në cilësi, inovacion dhe promovimin e vlerave ushqyese të frutave, kompania synon të zgjerojë më tej tregjet e eksportit, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor në Kosovë.
Profili i biznesit
Produktet e kësaj kompanie
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.
