Gjej furnizues
Kompanitë
Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.
Kompanitë86
Sektori4
Produkte110
Vendndodhja0
BMA-PPJDPemët e imtaProduktet e përpunuara
Agro-Florentina
Agro-Florentina sh.p.k është themeluar në vitin 2013 dhe
merret me grumbullimin dhe përpunimin e kërpudhave, bimëve aromatike dhe
frutave të imta të malit. Që nga viti 2015, kompania ka hyrë në
tregun ndërkombëtar dhe sot eksporton rreth 95% të produkteve të saj, kryesisht
në vendet e Rajonit,
Bashkimin Evropian dhe në Amerikën Veriore.
Përmes aktiviteteve të saj kompania synon të kontribuojë në
kalimin drejt një bujqësie të qëndrueshme dhe rigjeneruese, që ruan biodiversitetin dhe ndihmon në
përmirësimin e shëndetit të tokës.
AdresaStr. "Hasan Prishtina", Polac, Skenderaj 41000 Republic of Kosova
Produkte6
BMA-PPJDPemët e imta
Agro2000 shpk
Agro 2000, me seli në fshatin Brezne, komuna Dragash, është një ndërmarrje mikro me më pak se 10 të punësuar, e certifikuar për prodhim dhe përpunim organik të bimëve medicinale dhe aromatike. Ajo funksionon si kultivues dhe përpunues i BMA-ve dhe produktesh jo-drusore të pyjeve, gjithashtu si qendër grumbulluese për bimë medicinale dhe produkte pyjore jo‑drusore. Prodhohen sasi vjetore organike të bimëve si hithër, mente, boronicë, thupa lulesh, frushkë të egër, arrë e të tjera, të paketuar sipas standardeve organike
AdresaFsh. Brezne, Dragash
Produkte8
BMA-PPJD
Herbakos
Herbakos është një kompani e specializuar në paketimin e çajrave dhe erëzave të kuzhinës, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Duke operuar në rrjetin e supermarketeve të vendit dhe eksportuar drejt Shqipërisë, Herbakos ka konsoliduar pozicionin e saj si një partner i besueshëm në industrinë ushqimore. Në vitin 2023, Herbakos zgjeroi kapacitetet e saj me dy linja të veçanta prodhimi, të dedikuara për produkte organike dhe konvencionale. Kjo zgjerim pasqyron angazhimin e kompanisë për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe për të përkrahur praktikat e qëndrueshme. Veçanërisht, në kategorinë e çajrave organike, kompania përdor lëndë të parë të certifikuar dhe e përpunon atë në njësi të dedikuara vetëm për paketim. Ekipi i Herbakos përbëhet nga 10 profesionistë të përkushtuar, ku 70% e stafit janë gra. Të gjithë punonjësit janë të angazhuar me kohë të plotë, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë. Herbakos mbetet e përkushtuar ndaj inovacionit, cilësisë dhe promovimit të një jetese të shëndetshme përmes produkteve të saj natyrore dhe autentike.
AdresaMagjistralja Prishtine-Gjilan nr. 126
Produkte8
BMA-PPJDPemët e imta
Green Hill
Green Hill është një kompani e specializuar në mbledhjen e qëndrueshme të Produkteve Pyjore Jo Drusore (PPJD), e vendosur në zemër të maleve të Sharrit. Aktiviteti i kompanisë përqendrohet në vjeljen e bimëve mjekësore dhe aromatike, kërpudhave, si dhe bimëve të imëta, duke respektuar standardet mjedisore dhe praktikat tradicionale të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes punës së saj, Green Hill kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit të zonave malore dhe në fuqizimin ekonomik të komuniteteve lokale.
AdresaBajnicë, Kaçanik
Produkte4
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BIO Toka
Kompania Bio Toka (brend i Sojeva Punishte Manufaktur) është themeluar në vitin 2017 si kompani e shoqerisë aksionare me pergjegjësi të kufizuara. Bio Toka ka produkte të ndryshme organike nga pemët e kultivuara vetë duke përfshirë: xhem organik, reqel organik dhe kompot organik nga fruta të ndryshme. Për më tepër Bio Toka ka edhe cajëra organik nga bimë të ndryshme. Synimet e kompanisë janë bashkëpunimi me sa më shumë fermerë në vendin tonë dhe rritja e punesimit te grave.
AdresaPleshinë, Ferizaj
Produkte8
Pemët e imtaBMA-PPJD
BERRYLAND BIO
BERRYLAND BIO është një kompani me traditë të gjatë në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve natyrore, e themeluar në vitin 1991 në qytetin e Ferizajt, Kosovë. Fillimisht e përqendruar në mbledhjen e produkteve të egra si kërpudhat, boronicat dhe bimët mjekësore, kompania zhvilloi kapacitete të qëndrueshme për përpunim dhe eksport drejt tregjeve evropiane.
Përmes një përkushtimi afatgjatë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, BERRYLAND BIO është pozicionuar si një lider në sektorin e agrobiznesit dhe industrisë së produkteve natyrore. Kompania ka krijuar një rrjet bashkëpunimi me qindra mbledhës lokalë, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik rural dhe në ruajtjen e biodiversitetit përmes praktikave të qëndrueshme të grumbullimit.
AdresaPrelez
Produkte5
Pemët e imta
BOOST BERRIES SH.P.K
Në vitin 2015, pas rikthimit nga Holanda me mbi 20 vite përvojë dhe marrëdhënie të ndërtuara në sektorin agro-ushqimor evropian, ne vendosëm të ndërmarrim një projekt pilot në Vitomiricë të Pejës. Synimi ynë ishte të aplikonim praktikat më të mira të kultivimit të boronicës bazuar në standardet dhe kërkesat e tregut evropian.
Në fazën fillestare të zhvillimit, kompania jonë u mbështet nga USAID, duke na furnizuar me një sistem modern të ujitjes. Gjatë viteve 2019–2020, përfituam një tjetër grant dhe u pozicionuam si partner strategjik i USAID-it, me aktivitetet tona të monitoruara në vazhdimësi nga ky institucion.
Ne fokusohemi në kultivimin e boronicës për tregun e freskët evropian, duke siguruar që çdo frut i prodhuar të përmbushë standardet më të larta të cilësisë. Aktualisht, 99% e prodhimit tonë eksportohet jashtë vendit.
Një aspekt i veçantë i modelit tonë të punës është angazhimi i grave në procesin e korrjes – punësim që rritet çdo vit. Që nga fillimi, USAID ka mbështetur fuqizimin e forcës sonë punëtore, ndërsa së bashku kemi investuar në trajnime profesionale dhe procese të certifikimit, duke ndërtuar një bazë të fortë për zhvillim të qëndrueshëm.
AdresaVitomirice, Rr. Sulejman Pacariz
Produkte1
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
Grasep Shpk
Grasep Sh.p.k. u themelua në vitin 2015 nga Valbona Ajeti dhe 14 gra të tjera nga fshati Sllatina e Epërme, në Kosovë. Ajo nisi si një iniciativë e vogël familjare për prodhimin e turshive në një garazh modest, me shumë përkushtim dhe vullnet për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe me ndikim në komunitet.
Sot, Grasep është transformuar në një kompani me infrastrukturë moderne dhe linja të avancuara të prodhimit, e certifikuar sipas standardeve të industrisë ushqimore. Kompania ka zgjeruar ndjeshëm operacionet dhe eksporton produktet e saj në tregjet evropiane, duke u bërë një histori suksesi e grave ndërmarrëse në Kosovë.
Aktualisht, Grasep punëson 14 gra dhe bashkëpunon ngushtë me fermerët lokalë për sigurimin e perimeve të freskëta, duke mbështetur zhvillimin ekonomik rural dhe fuqizimin e grave në biznes.
AdresaSllatine e Eperme, Viti
Produkte1
Produktet e përpunuara
EXTRA FRUIT FILLINGS SHPK
Extra Fruit Fillings është një kompani kosovare e themeluar në vitin 2000 dhe ka selinë në Lagjen Arbanë, Zona Industriale, Prizren.
Kompania është e specializuar në përpunimin e frutave të ndryshme, duke prodhuar një gamë të gjerë produktesh për industrinë e ëmbëlsirave dhe furrave, përfshirë:
Fill (salca) me fruta të plota, si vishnje, mjedër, boronicë, manaferra, mollë, dredhëza dhe kumbulla.
Zhelatina frutash.
Fruta të ngrira.
Produkte të tjera në formë ekstrakti.
Kapaciteti vjetor i prodhimit është rreth 750 tonë fruta, me kërkesa që mund të arrijnë deri në 2000 tonë në varësi të tregut. Prej vitit 2014, kompania ka filluar të zhvillojë konceptin e fuqizimit të fermerëve lokalë, duke i përfshirë ata si partnerë furnizues, me qëllim zvogëlimin e importit të lëndës së parë dhe përmirësimin e furnizimit nga prodhimet vendore. Extra Fruit Fillings është e certifikuar sipas standardeve ISO 22000 dhe HACCP, dhe ka implementuar masa për mbrojtjen e mjedisit, duke planifikuar të adoptojë edhe standardet ISO 14000 dhe OHSAS 18000 në të ardhmen.
Kompania ka dy objekte prodhimi me një sipërfaqe totale prej mbi 2300 m² dhe një truall prej më shumë se 4 hektarë, duke përfshirë linja moderne për përpunimin e frutave, paketimin e produkteve dhe ruajtjen e tyre në kushte optimale.
AdresaMojsi Golemi , pn , Arbane Prizren
Produkte1
Pemët e imta
BerryKode
Berrykode është një pemishte moderne dhe e specializuar në kultivimin e boronicës, e vendosur në fshatin Maxhunaj, Komuna e Vushtrrisë, në veri të Kosovës. Me një sipërfaqe prej 6 hektarësh të mbjellë ekskluzivisht në vazo (substrat), Berrykode aplikon teknologjitë më të avancuara të kultivimit të boronicës për të garantuar rendiment dhe cilësi të lartë të prodhimit.
Kultivimi në vazo i lejon kompanisë kontroll maksimal mbi ushqimin dhe mjedisin e rrënjës, duke reduktuar rrezikun nga sëmundjet e tokës dhe duke përmirësuar menaxhimin e ujit dhe plehrave. Sipërfaqja është e ndarë në blloqe të sistematizuara, të cilat menaxhohen përmes një sistemi modern të ujitjes dhe fertirrigimit, të automatizuar dhe të ndjeshëm ndaj kushteve klimatike.
Për të garantuar sigurinë e prodhimit në kushte të pafavorshme atmosferike, pemishtja është e mbuluar me rrjetë mbrojtëse kundër breshërit, që mbulon tërë sipërfaqen e kultivuar dhe mbron frutat në fazën më të ndjeshme të zhvillimit.
Berrykode gjithashtu posedon dhoma frigoriferike të pajisura me standarde të larta teknike, që mundësojnë ruajtjen e menjëhershme të boronicës pas korrjes, duke ruajtur freskinë, vlerat ushqyese dhe qëndrueshmërinë për eksport në tregje të huaja.
Kompania ndjek praktika bashkëkohore të menaxhimit bujqësor, duke përfshirë monitorimin dixhital të kushteve të tokës dhe klimës, si dhe trajnimin e stafit për teknika të avancuara të korrjes dhe paketimit. Synimi i Berrykode është të jetë një model referues për pemishtet premium të boronicës në rajon, dhe të kontribuojë në ngritjen e standardeve të sektorit të agrikulturës në Kosovë.
AdresaMaxhunaj, Vushtrri
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJD
Agro Fruit SHPK
Biznes familjar që merret me grumbullimin dhe përpunimin e pemëve të imta dhe pejmëve drusore si: mjedër, dredhëza, kumbulla, këpurdha etj.
AdresaRr. Ilir Konushevci nr 25 - Podujevë
Produkte2
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Bio365 Kosova
Bio365, e themeluar në vitin 2017, është një kompani e specializuar në prodhimin e vajrave esenciale të cilësisë më të lartë nga bimët aromatike dhe mjekësore. Të gjitha vajrat e Bio365 janë të prodhuara nga bimë organike të certifikuara në vendin tonë, duke siguruar produkte bio të pastra dhe pa përzierje kimike. Kompania përdor praktika të qëndrueshme dhe teknologji moderne për të ruajtur vlerat natyrore të bimëve, duke ofruar vajra të përshtatshme për aromaterapi, kujdes personal dhe produkte natyrale artizanale.
AdresaRr.Mbreteresha Teutë, Toukbashqe, Prishtinë
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJDProduktet e përpunuara
Red Gold
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë:
1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, aronia) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik).
2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm e të tjera.
3. Zhvillimi i agroturizmit
4. Shërbimet e konsulencës
Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve, 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave, 5 .Tharesa per bime mjekësore dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
AdresaRecane 20530 Prizren
Produkte4
Pemët e imtaBMA-PPJD
3D Factory
3DFactory është një kompani e themeluar në vitin 2016 në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një fokus fillestar në kultivimin e pemëve të imëta. Duke ndjekur zhvillimet në sektorin agro-ushqimor dhe kërkesat e tregut, që nga viti 2017 kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj me grumbullimin e pemëve të imëta, me fokus të veçantë te mjedra.
Në vitin 2020, 3DFactory investoi në ndërtimin e një pike moderne grumbullimi me kapacitet prej 1,500 tonësh, e pajisur me infrastrukturë të avancuar për ruajtje dhe përpunim fillestar të produkteve bujqësore. Kjo pikë i mundëson kompanisë të sigurojë cilësi të lartë, gjurmueshmëri dhe freski optimale për të gjitha produktet që i eksporton.
Aktualisht, 3DFactory eksporton produktet e saj në tregjet e Evropës, në Shqipëri, si dhe i furnizon rrjetet lokale në Kosovë, duke ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besueshëm në zinxhirin e vlerës së produkteve të imëta.
AdresaLlapashtice, Podujeve
Produkte2
Pemët e imtaBMA-PPJD
FRUTI BB
Kultivimi i mjedrës (Rubus idaeus) është një nga aktivitetet kryesore të kompanisë, i cili ka filluar në vitin 2015 si pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së specializuar dhe të qëndrueshme. Aktualisht, kompania menaxhon 3 hektarë të mbjellë me mjedër, në një sipërfaqe të sistemuar me përpikëri dhe të pajisur me infrastrukturë moderne bujqësore, përfshirë sistemin e ujitjes pikë më pikë dhe praktikat më të mira agroteknike.
Çdo fazë e ciklit të prodhimit – nga përgatitja e tokës, mbjellja, mirëmbajtja, trajtimet bimore, deri te korrja – zbatohet në përputhje me standardet bashkëkohore të prodhimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore. Vëmendje e veçantë i kushtohet kohës optimale të korrjes për të garantuar cilësinë, qëndrueshmërinë dhe përmbajtjen ushqyese të frutit.
AdresaRadac, Pejë
Produkte1
Gratë ndërmarrëse në bujqësiBMA-PPJD
Kemi Fruits SH.P.K
Kemi Fruits është një kompani e specializuar në grumbullimin dhe eksportin e frutave të imta, e themeluar në vitin 2017 në fshatin Teneshdoll. Me një përkushtim të fortë ndaj cilësisë dhe standardeve të larta të prodhimit, kompania operon një qendër moderne grumbullimi me kapacitet përpunimi prej 300 tonësh, duke siguruar ruajtje dhe trajtim optimal të produkteve bujqësore.
Aktualisht, Kemi Fruits kultivon 5 hektarë me mjedra, prej të cilëve 0.5 hektarë janë të mbjella në ambiente të mbrojtura (serra), duke mundësuar zgjatjen e sezonit të prodhimit dhe ruajtjen e cilësisë gjatë gjithë vitit.
Që nga viti 2024, kompania ka zgjeruar aktivitetin në nivel ndërkombëtar, duke hyrë në tregjet globale për eksportin e mjedrave të freskëta dhe të ngrira, dhe duke u pozicionuar si një partner i besueshëm për blerësit ndërkombëtarë. Përveç eksportit, Kemi Fruits furnizon edhe tregun vendor me produkte të freskëta dhe të përpunuara, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në Kosovë.
AdresaTeneshdoll, Prishtinë
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJD
Natyral Fruits SH.P.K.
Natyral Fruits është një kompani e përkushtuar në kultivimin dhe përpunimin e frutave të imta, me fokus të veçantë në mjedrën, boronicën dhe dredhëzën. Me përvojë dhe përkushtim ndaj cilësisë, kompania ka ndërtuar një sistem të integruar që përfshin ngrirjen, selektimin dhe paketimin e frutave, duke garantuar freski dhe standarde të larta në çdo fazë të procesit.
E vendosur në një zonë me potencial të lartë bujqësor, Natyral Fruits synon të ofrojë produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe të gatshme për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kompania përfaqëson një kombinim të traditës me teknologjinë moderne në shërbim të konsumatorëve dhe partnerëve të saj.
AdresaDobratin Rruga Xhafer Ajvazi
Produkte3
Pemët e imta
B Eat Berries
B Eat Berries është një kompani e re dhe premtuese në sektorin e bujqësisë, e themeluar në vitin 2022, me fokus në kultivimin e boronicës së cilësisë së lartë për tregun vendor dhe ndërkombëtar. E vendosur në fshatin Poçestë të Pejës, kompania operon në një zonë me kushte të favorshme agroklimatike për kultivimin e frutave të buta.
Në prill të vitit 2023,
B Eat Berries ndërmori hapin e parë drejt krijimit të një plantacioni modern të boronicës, duke mbjellë varietetin DUKE, i njohur për prodhimtari të lartë, madhësi uniforme dhe shije të shkëlqyer. Aktualisht, plantacioni përmban mbi 8,000 fidane, të cilat trajtohen me përkujdesje të veçantë duke ndjekur praktikat bashkëkohore të bujqësisë së qëndrueshme.
Kompania synon të krijojë standarde të reja në kultivimin dhe përpunimin e boronicës në Kosovë, me vizion të qartë për zgjerim dhe eksport në tregje evropiane. Përmes përkushtimit, teknologjisë moderne dhe dashurisë për tokën, B Eat Berries është në rrugë të mbarë për t’u bërë një nga prodhuesit lider të boronicës në vend.
AdresaPoceste, Pejë
Produkte1
BMA-PPJDPemët e imta
HIT-Flores LLC
Hit-Flores LLC është një biznes familjar me mbi 30 vite përvojë në fushën e mbledhjes, përpunimit dhe eksportit të produkteve pyjore jo-drusore (NWFP) dhe të kultivuara. E themeluar në zemër të malit të Sharrit, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm për cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj produkteve natyrore.
Që nga fillimi, Hit-Flores ka zhvilluar rrjetin e saj të 15 qendrave të grumbullimit në gjithë Kosovën, duke punuar ngushtë me mbledhës lokalë dhe duke garantuar gjurmueshmëri të plotë. Kompania përpunon produkte si mjedra, luleshtrydhe, aronia, kërpudha të egra dhe bimë mjekësore, duke përdorur teknologji moderne në objektet e saj me kapacitet vjetor deri në 5,200 tonë.
Sot, Hit-Flores është një nga eksportuesit kryesorë të produkteve të egra dhe të kultivuara nga Kosova, me prezencë në tregjet ndërkombëtare dhe angazhim të fortë për qëndrueshmëri dhe cilësi.
AdresaZona Industriale p.n. Dragash 22000
Produkte11
Produktet e përpunuara
Eurofood
Eurofood është një nga kompanitë lidere në industrinë ushqimore në Kosovë, e themeluar në vitin 1999 me seli në Prizren. Që nga fillimi, kompania është specializuar në përpunimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh ushqimore si ketchup, majonezë, marmelatë, sirup, feferona, kornishon, ajvar dhe esencë uthulle.
Falë përkushtimit për cilësi dhe inovacion, Eurofood ka ndërtuar një emër të fortë në tregun vendor dhe rajonal. Kompania ka investuar vazhdimisht në teknologji moderne dhe standarde ndërkombëtare të sigurisë ushqimore, si HACCP dhe ISO 22000, duke siguruar produkte të sigurta dhe të besueshme për konsumatorët.
Në vitet e fundit, Eurofood ka zgjeruar kapacitetet prodhuese dhe ka krijuar partneritete me fermerët lokalë për të mbështetur prodhimin vendor, si dhe ka marrë pjesë në panaire ndërkombëtare për të promovuar produktet kosovare jashtë vendit.
Sot, Eurofood përfaqëson një shembull të suksesshëm të sipërmarrjes vendore që kombinon traditën, cilësinë dhe vizionin për të ardhmen.
AdresaPrizren, Kosovë
Produkte3