Gjej furnizues
Kompanitë
Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.
Kompanitë86
Sektori4
Produkte110
Vendndodhja0
Produktet e përpunuara
Mix Product
Mix Product SHPK është kompani e re në territorin e Kosovës. Që nga themelimi i kompanis operojmë në industrinë ushqimore duke u marë me përpunimin e frutave dhe perimeve. Sëllia e kompanisë eshë e vendosur ne Prizren, në Kosove. Kompania ka rreth 20 punëtor te përhershëm, megjithatë ofrohen gjate sezones verore dhe punët sezonale, me qëllim e mbështetjes se tregut lokal te punës.Teknologjia e prodhimit është e bazuar ne recetat tradicionale.
Kompania jonë ofron asortiment të gjerë të produkteve. Ofrojmë mbi 30 produkte të ndryshme siç janë: majonez dhe salcat majoneze, ketchupet, salcat nga pureja e domateve dhe perimeve të tjera. Gjithashtu prodhojmë marmellatë me perberje të lartë të frutave, karakteristikë që ndikon në shijën, aromën, ngjyrën dhe i bën produktet tona të dallohen nga ofertat tjera ne treg. Frutat dhe perimet që ne përpunojmë vijnë nga fushat ekologjikisht te pastra te Kosovës. Rëndësi të madhe bën për ne ka cilësia e lartë e frutave dhe perimeve të papërpunuara, prandaj furnizohemi për shume vite nga furnizuesit e besueshëm qe garantojnë fruta dhe perime te cilesis së lartë.Hap pas hapi kemi zgjeruar asortimentin tonë të prodhimeve dhe plotësuar hapësiren e punës me makineri dhe pajisje moderne.
Qëllimi jonë është që kosumatoret të jenë të kënaqur, dhe te rrisim numrin e konsumatoreve të rij me kualitatin e lartë të prodhimeve të cilat i ofrojmë me çmime konkurruese, përgjigje te shpejte të porosive dhe shpërndarjën e shpejtë të produkteve. Plotësojmë kushte të larta te prodhimit, të cilat përputhen me praktikën e mirë higjienike dhe prodhuese, kontroll të rreptë në të gjitha fazat e prodhimit, si dhe garantojme kosumatorëve cilesin më të lartë të produkteve.
AdresaPrizren, Kosovë
Produkte0
BMA-PPJD
Lio Step
LioStep e themeluar në vitin 2020 përpos tregtimit të frutave të freskëta, kompania ofron edhe një gamë të gjerë produktesh premium për profesionistët e kuzhinës, përfshirë pure frutash të ngrira, fruta IQF për pastiçeri, fruta të gatshme për përdorim, coulis, dhe më shumë. Veçantia e produkteve të LioStep qëndron në përdorimin e teknikës së përparuar të përpunimit, të njohur si liofilizim, që ruan shijen dhe vlerat ushqyese të frutave në nivelin më të lartë. Zgjedhja e produkteve të LioStep është garanci për cilësi dhe shije, sa më të afërta me frutat e freskëta, për t’ju mundësuar që të shprehni talentin tuaj në maksimum!
AdresaRr. Nexhmedin Kuqi nr.1, Kamenica
Produkte5
Produktet e përpunuara
RUDI Company
RUDI është një kompani vendore që, me cilësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, merret me përpunimin dhe konservimin e perimeve dhe pemëve. Ajo veçohet për përdorimin e recetave tradicionale të shtëpisë, të trashëguara brez pas brezi, duke ruajtur shijen autentike dhe vlerat ushqyese të produkteve natyrore.
Çdo produkt i RUDI-së është rezultat i një pune të kujdesshme, duke kombinuar teknologjinë moderne me traditën shqiptare, për të sjellë në tryezat e konsumatorëve produkte të freskëta, të shëndetshme dhe me shije të paharrueshme.
AdresaRr. Faik Konica, Gjakovë
Produkte1
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BIO ALTA SH.P.K
Bio Alta, me qendër në komunën e Kamenicës (Kosovë), është një kompani e fokusuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, kryesisht për çaj bio dhe produkte natyrale. Drejtuar nga Kadrije Mustafa, kjo kompani kultivon bimë si rigon, mentë, hith e rozmarinë vetë, ndërsa disa të tjera si mbledhje spontane. Kompania është e përkushtuar ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke ofruar produkte lokale për shëndet dhe mirëqenie. Kjo kompani gjithashtu merret me përpunimin e uthullës së mollës së egër.
AdresaRruga Hysen Terpeza , Kamenicë
Produkte6
BMA-PPJD
BioSource SH.P.K
BIOSOURCE SH.P.K. është themeluar në vitin 2008 dhe merret me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (MAPs). Aktiviteti kryesor i kompanisë është kultivimi i kamomilit gjerman në 40 hektarë tokë. Përveç kamomilit, BIOSOURCE SH.P.K. kultivon edhe mollë (5 ha), grurë (50 ha), shalqi (3 ha), dhe misër (10 ha), si dhe ka aktivitete të tjera në sera.
AdresaGjurakoc, Istog
Produkte2
BMA-PPJDPemët e imta
FloraEko
Flora Eko është një kompani me përvojë disa vjeçare në fushën e mbledhjes dhe përpunimit të bimëve aromatike-mjekësore dhe frutave të egra. Që nga viti 2017, kompania është pjesë e skemës së certifikimit organik, duke garantuar cilësi të lartë dhe përkushtim ndaj standardeve ndërkombëtare.
Veprimtaritë kryesore të Flora Eko përfshijnë: përpunimin, pastrimin dhe tharjen e bimëve dhe frutave të mbledhura në mënyrë spontane nga natyra, në përputhje me praktikat e qëndrueshme dhe të kontrolluara.
Flora Eko mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së burimeve natyrore dhe ofrimit të produkteve të sigurta, të gjurmueshme dhe me vlera të larta terapeutike dhe ushqyese.
AdresaRamjan, Viti
Produkte7
BMA-PPJD
Erblini Beqiraj B.I
Ventos është një kompani që merret me mbledhjen, kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), si dhe produkteve pyjore jo drusore (PPJD). Edhe pse zyrtarisht është themeluar në vitin 2017, kompania ka përvojë në mbledhjen e produkteve natyrore që nga viti 2009. Aktiviteti zhvillohet nën emrin tregtar "Ventos", ndërsa biznesi operon ligjërisht me emrin Erblin Beqiraj B.I. Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe praktikave të qëndrueshme, kompania kontribuon në zhvillimin rural dhe në promovimin e burimeve natyrore vendore.
AdresaIstog - Mojstir rruga - Martiret e Mojstirit
Produkte1
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Rosa Canina
Rosa Canina, e themeluar në Suharekë në vitin 2020, është e specializuar në kultivimin organik të trëndafilit të egër, duke operuar në përputhje me standardet ndërkombëtare për bujqësinë organike. E certifikuar që nga fillimi, kompania kultivon trëndafilin e egër në toka të pastra dhe të sigurta, larg burimeve të ndotura, duke garantuar një produkt të pastër dhe natyral. Çdo fazë e procesit kryhet me kujdes të veçantë, pa përdorimin e pesticideve, për të ruajtur cilësinë dhe natyralitetin e plotë të produktit. Rosa Canina është e përkushtuar ndaj prodhimit të qëndrueshëm dhe cilësor, duke ofruar produkte të freskëta dhe ekologjike për tregun.
AdresaSuharekë
Produkte1
BMA-PPJD
Bjeshkët e Deçanit-Mjaltë Organike
Bjeshkët e Deçanit është një kompani me traditë të gjatë në bletari, e trashëguar nga brezat e mëparshëm. Në vitin 2021, kompania filloi të merret me bletari organike dhe aktualisht ndodhet në vitin e katërt të procesit të certifikimit organik. Lokacioni i zgjedhur për bletarinë organike janë Bjeshkët e Deçanit, një zonë me ajër të pastër, pa ndotje dhe larg bujqësisë intensive, ideale për prodhimin e mjaltit të pastër dhe natyral. Bjeshkët e Deçanit fokusohet ekskluzivisht në bletarinë organike dhe nuk ofron produkte konvencionale duke u përqendruar plotësisht te cilësia dhe natyraliteti i produkteve të saj
AdresaBelaje
Produkte1
BMA-PPJDPemët e imtaProduktet e përpunuara
Natyra AG SH.P.K
Kompania Natyra AG është një kompani private që merret me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Veprimtarinë e saj e ka filluar që nga viti 2005, fillimisht si një biznes familjar individual, ndërsa nga viti 2022 është riorganizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.P.K.). Natyra AG njihet si kompania numër një në Kosovë dhe në rajon për prodhimin e uthullës së mollës së egër, si dhe për çajrat e paketuar në formë refuz (të lirë në pako).
AdresaStanishor,Artanë
Produkte5
BMA-PPJD
Alea-K
Alea K është një kompani e dedikuar ndaj kultivimit të kamomilit dhe grurit organik në përputhje me standardet më të larta të bujqësisë organike. Me një sipërfaqe të madhe bujqësore dhe një përkushtim të veçantë për praktika të qëndrueshme, procesi i prodhimit në Alea K mbështetet vetëm në teknika të miratuara për kultivimin organik. Fara e përdorur është e zgjedhur me kujdes dhe i nënshtrohet udhëzimeve të vazhdueshme të kompanisë blerëse, për të siguruar cilësi të lartë dhe natyrshmëri. Parcela ndodhet larg burimeve të ndotura dhe nuk ka pasur përdorim të pesticideve, duke ofruar një ambient të pastër dhe të sigurt për bimët.
AdresaIstog
Produkte2
BMA-PPJD
Kooperativa Bujqësore " Rrënza"
Kooperativa Rrenza është themeluar në prill të vitit 2022 dhe që nga themelimi është e certifikuar me standardin organik bi-OS, në përputhje me Regulloren Organike të BE-së (Regullorja (EU) 2018/848). Kooperativa përbëhet nga fermerë të cilët merren me kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike (BMA). Llojet e bimëve që kultivohen ndryshojnë nga viti në vit, në përputhje me praktikat e qarkullimit bimor për të ruajtur cilësinë e tokës dhe biodiversitetin. Kultivimi realizohet në parcelat e vetë fermerëve, ndërsa pas tharjes, produkti përfundimtar tregtohet.
AdresaRr." Nëna Terezë" NN0, Istog
Produkte4
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Bliff Organik sh.p.k
Kompania Bliff Organik u themelua në vitin 2016, me qëllimin që ti ofroj tregut Kosovarë për herë të parë çajra 100% organik të kualitetit më të lartë të certifikuar me standardin ekuivalent BIO -Non-Eu Agriculture XK-BIO 161.E veçantë e produkteve tona është percjellja zingjir nga kultivimi e deri në përpunim final.Bliff Organik u lansua në treg në Nentor të vitit 2019, fillimisht lansuam 7 lloje të produkteve filter, dhe pas një viti të suksesshëm, në vititn 2020 lansuam edhe produktet refuz, ndërsa sot kemi gjithësej 22 lloje të produkteve, duke punuar vazhdimisht në shije te reja.
AdresaIstog Rr. Rudina 135
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJD
Buta Group Sh.P.K.
Buta Group Sh.P.K. është një kompani bujqësore nga fshati Lupç i Epërm, Komuna e Podujevës, e specializuar në kultivimin e mjedrës. Kompania ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2015 dhe sot menaxhon një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh të mbjellë me mjeder.
Prodhimi kryesor është mjedra e freskët, e cila shitet në tregun vendor dhe rajonal, duke ofruar cilësi të lartë dhe standarde që përmbushin kërkesat e konsumatorëve. Kapaciteti mesatar i prodhimit arrin rreth 40 tonë në vit, duke e pozicionuar kompaninë si një ndër prodhuesit e qëndrueshëm në këtë sektor.
Me përvojë mbi një dekadë dhe përkushtim ndaj zhvillimit të bujqësisë, Buta Group Sh.P.K. synon të forcojë pozitën e saj në treg, të zgjerojë kapacitetet dhe të kontribuojë në zhvillimin rural të komunës së Podujevës.
AdresaLupç i Epërm
Produkte1
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
AR PRODUCT
AR Product është një kompani vendore nga Shtimja, Kosova, e
themeluar në vitin 2017, e cila operon në sektorin agro-ushqimor. Që nga
fillimi, kompania është fokusuar në përpunimin e pemëve dhe perimeve,
duke ofruar një gamë të gjerë produktesh tradicionale që mbajnë shijen dhe
cilësinë e trashëguar shqiptare.
Produktet kryesore të AR Product
përfshijnë:
Ajvarin
tradicional,
Turshitë
e ndryshme,
Feferonat pikante,
Trangujt e konservuar,
Xhemat
e frutave të freskëta.
Kompania synon të sjellë në tryezat
e konsumatorëve produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe me përkushtim,
duke ruajtur cilësinë, shijen autentike dhe traditën vendore.
Me bazë në një rajon të njohur për bujqësinë dhe përpunimin e ushqimit, AR
Product ka arritur të krijojë një emër të besueshëm në tregun lokal.
AdresaShtime, fshati Zborc, rr. Blinaja nr 54
Produkte2
BMA-PPJD
Organic Farm Malësia
Organic Farm Malesia operon që nga viti 2018 në sektorin e bujqësisë, ndërsa me prodhimtarinë organike ka filluar nga viti 2020. Kompania është e fokusuar në kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), duke ndjekur parimet e bujqësisë së qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.
Produktet tona kultivohen në kushte natyrore, pa përdorimin e pesticideve apo plehrave kimike, duke garantuar cilësi të lartë dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
Jemi të certifikuar me Rregulloren e BE-së për bujqësinë organike (848/2018), dhe aktualisht jemi në proces të zgjerimit të kapaciteteve tona për të përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.
AdresaRr. "Nora Hotit" Nr. 18, Arbri, Prishtinë
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJD
Dyzi Berry Fruits
Kompania kultivon gjithsej 5 hektarë me fruta të imëta, të strukturuara në mënyrë të sistematizuar dhe të menaxhuara me standarde bashkëkohore të prodhimit. Sipërfaqja është e ndarë si vijon:
3 hektarë me boronicë (Vaccinium corymbosum), të mbjella në kushte të kontrolluara, me sistem modern të ujitjes dhe plehërimit, të përshtatura për tregun e freskët dhe të përpunuar;
1.7 hektarë me mjedër (Rubus idaeus), të menaxhuara në parcela të strukturuara që sigurojnë rendiment të lartë dhe cilësi të qëndrueshme të produktit;
0.3 hektarë me manaferra (Rubus fruticosus) dhe dredhëza (Fragaria × ananassa), të dedikuara për tregun lokal dhe për prodhim të specializuar me vlerë të shtuar.
Të gjitha sipërfaqet janë të pajisura me infrastrukturë moderne bujqësore, duke përfshirë rrjet ujitjeje pikë më pikë, mbrojtje nga faktorët klimatikë dhe ambiente për ruajtje pas korrjes, duke garantuar gjurmueshmëri dhe freski maksimale të produktit.
Kompania është e përkushtuar ndaj praktikave të qëndrueshme bujqësore, duke kombinuar përvojën me inovacionin për të ofruar fruta të cilësisë së lartë për tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
AdresaRamë Uka nr.1, Dyz-Podujeve
Produkte4
BMA-PPJDPemët e imta
Arti Fruit L.L.C.
Arti Fruit është një kompani e specializuar në kultivimin dhe tregtimin e frutave të aronisë. Me një përkushtim të veçantë ndaj bujqësisë së qëndrueshme dhe cilësisë së lartë, kompania ka krijuar kushte optimale për rritjen dhe prodhimin e këtyre frutave unike, duke garantuar produkte të shëndetshme dhe me vlera të larta ushqyese.
AdresaRr. e Transitit pn. , Prizren
Produkte1
Produktet e përpunuaraPemët e imta
ALBA's Cakes
Biznesi ynë ka nisur aktivitetin në vitin 2021, si një iniciativë e vogël familjare e pasionuar pas prodhimit të ëmbëlsirave artizanale. Fillimet ishin modeste, duke operuar me një kapacitet të kufizuar prodhimi dhe duke ofruar një gamë të kufizuar produktesh për komunitetin lokal. Megjithatë falë përkushtimit ndaj cilësisë, biznesi shënoi menjëherë rritje të interesit dhe besimit nga konsumatorët. Një moment i rëndësishëm në zhvillimin tonë ishte përfitimi i një granti mbështetës, i cili mundësoi modernizimin e paisjeve të prodhimit, zgjerimit e hapësirës së punës dhe rritjen e kapacitetit prodhues. Prej vitit 2021 e deri më sot, biznesi ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme duke e shndërruar në një një emër të njohur për cilësi, kreativitet dhe besueshmëri. Sot, vazhdojmë të zgjerojmë ofertën tonë dhe të përshtatemi me kërkesat e tregut, duke mbajtur gjithmonë në fokus standardet më të larta të prodhimit dhe kënaqësinë e klientëve.
AdresaFshati Ramjan, maxhistralja Ferizaj-Gjilan.
Produkte2
Produktet e përpunuara
Fresh EEM Natyral
Biznesi Fresh EEM meret me përpunimin e frutave dhe perimeve. Sot përpunon të gjitha frutat dhe perimet dhe qëllimi i radhës është që të zgjerohem edhe me tepër.
AdresaRr. " Selim Kalludra" pn Pirq, Mitrovice
Produkte2