Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.
Gjej furnizues

Kompanitë

Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.

Kompanitë86
Sektori4
Produkte110
Vendndodhja0
BMA-PPJDPemët e imta
AgroProduct SHPK
Agroproduct Sh.p.k. është një kompani lider në Kosovë, e themeluar në vitin 2002 në fshatin Sinajë, Istog, e specializuar në kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave të egra dhe kërpudhave. Kompania menaxhon një rrjet të gjerë prej mbi 30 qendrave grumbulluese të certifikuara organike në të gjithë vendin dhe bashkëpunon me më shumë se 3,000 familje vendore për të siguruar produkte me cilësi të lartë. Me një portofol që përfshin rreth 28 lloje të kultivuara dhe 85 lloje të mbledhura të bimëve, të gjitha të certifikuara organike, Agroproduct eksporton mbi 95% të prodhimit të saj në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Republikën Çeke, Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Kanadanë. Certifikimet e kompanisë përfshijnë standardet ISO 9001, HACCP, EU Organic, BIO Suisse dhe FairWild, duke garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha fazat e prodhimit. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, Agroproduct synon të ofrojë produkte të sigurta dhe me vlera të larta ushqyese për konsumatorët në mbarë botën
AdresaSinaje, Istog
Produkte14
Shiko kompaninë
BMA-PPJD
Organic Herb SH.P.K.
Organic Herb SH.P.K. është një kompani familjare me seli në fshatin Sigë, komuna e Pejës, e themeluar në vitin 2016. E specializuar në kultivimin, mbledhjen dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe frutave të egra, kompania ofron produkte organike të cilësisë së lartë, duke përfshirë çajra, erëza dhe vajra esencialë. Me një laborator të pajisur me teknologji moderne për përzgjedhjen, pastrimin dhe prerjen e bimëve, Organic Herb ndjek standardet HACCP për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e produkteve të saj. Kompania është e certifikuar sipas standardeve ISO 9001 dhe ka certifikime organike nga Control Union dhe Bio Suisse.
AdresaSigë, Pejë
Produkte10
Shiko kompaninë
Pemët e imta
Natyral Berry
Natyral Berry, e themeluar në vitin 2014, është e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e aronisë, duke përdorur praktika të qëndrueshme bujqësore dhe teknologji moderne për të ofruar produkte të standardit të lartë si lëngje, reçelra dhe produkte të ngrira. Në vitet e fundit, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në kultivimin dhe përpunimin e mjedrës, boronicës dhe dredhëzës, si dhe në ngrirjen, selektimin dhe paketimin e frutave të imta. Duke përfshirë edhe këto kultura të reja, Natyral Berry forcon pozicionin e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me një fokus të vazhdueshëm në cilësi, inovacion dhe promovimin e vlerave ushqyese të frutave, kompania synon të zgjerojë më tej tregjet e eksportit, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor në Kosovë.
AdresaLlapashticë e Ulët, Podujevë, Kosovo
Produkte1
Shiko kompaninë
BMA-PPJD
A-D-E Group
A-D-E Group SH.P.K. është një kompani me bazë në Kosovë, e themeluar në vitin 2017, e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike për prodhimin e çajrave organikë nën markën Pianta Organic. Kompania menaxhon të gjithë ciklin e prodhimit, nga mbjellja dhe kultivimi deri te tharja dhe përpunimi, duke ofruar rreth 13 lloje çajrash të certifikuara organike. Produktet e saj janë të disponueshme në formë filtri dhe të lirshme, dhe janë të certifikuara sipas standardeve BIO, ISO 22000, BIO SUISSE dhe HACCP, duke garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri
AdresaDrenoc, Prishtinë
Produkte3
Shiko kompaninë
BMA-PPJDPemët e imta
FUNGO SHPK
Fungo SH.P.K. është një kompani e themeluar në vitin 1990 në Kamenicë, Kosovë, e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e kërpudhave dhe frutave të egra. Me një rrjet prej 23 qendrave grumbulluese në mbarë vendin, kompania përpunon mbi 1000 tonë produkte çdo vit, duke përfshirë kërpudha të egra si Boletus, Cantharellus dhe Morchella, si dhe fruta të egra si boronica dhe mjedra. Fungo SH.P.K. është e certifikuar sipas standardeve ISO 22000 dhe shumica e produkteve të saj janë të certifikuara organike sipas standardeve të BE-së. Kompania eksporton në tregje ndërkombëtare si Italia, Gjermania, Zvicra, Lituania, Holanda, Austria, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, Fungo SH.P.K. synon të ofrojë produkte të sigurta dhe me vlera të larta ushqyese për konsumatorët në mbarë botën.
AdresaStr. Nënë Tereza n.n., 62000,Kamenicë.
Produkte4
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
Ajsere Qerimi B.I
Ajsere Qerimi B.I është një kompani përpunuese e themeluar me pasionin për ushqimin tradicional dhe të shëndetshëm, e specializuar në prodhimin e ajvarit cilësor, një nga produktet më të njohura dhe të dashura të kuzhinës ballkanike. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe ruajtjes së traditës, kompania ka krijuar një emër të respektuar në tregun vendor dhe është në rritje të vazhdueshme. Procesi i prodhimit të ajvarit zhvillohet sipas metodave tradicionale, ku çdo hap – nga përzgjedhja e specave të kuq të freskët, pjekja, qëruarja, grirja dhe zierja – bëhet me kujdes dhe përkushtim të veçantë. Të gjithë përbërësit janë natyralë, pa shtesa artificiale apo konservues, duke siguruar një produkt të sigurt, të shëndetshëm dhe me shije autentike.
AdresaDragash
Produkte3
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Kooperativa bujqësore Nektar
Koperativa Bujqësore Nektar është një kompani përpunuese e perimeve e vendosur në Mamushe, që fokusohet në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore të cilësisë së lartë. Ajo angazhohet për mbështetje të fermerëve lokalë dhe përpunimin e perimeve për t'i ofruar tregut produkte të freskëta dhe të shëndetshme. Kompania kontribuon në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe promovon përdorimin e teknologjive moderne në bujqësi dhe përpunim.
AdresaMamushë, Kosovë
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
Vicianum Green Farm
Vicianum GreenFarm është një markë e re që ofron produkte ushqimore natyrale, të kultivuara dhe të përpunuara në Kosovë. Të përkushtuar për të sjellë produkte të freskëta dhe cilësore, duke përdorur metoda të qëndrueshme dhe natyrale për të garantuar shije autentike dhe vlera ushqyese.
AdresaBërnicë e Epërme , Pristinë, Kosovë
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
ASK Foods
Ask Foods është një kompani e njohur për modelin e saj të prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore. Me një sipërfaqe prej 200 hektarësh të mbjella me pemë të ndryshme dhe një staf prej 157 punonjësish të përhershëm, si dhe rreth 500 fermerë sezonalë, Ask Foods ka arritur të eksportojë produkte të saj në vende si Kroacia, Gjermania, SHBA, Zvicra dhe të tjera. Kompania është e njohur për cilësinë e produkteve të saj dhe përkushtimin ndaj standardeve ndërkombëtare të prodhimit. Receta e Gjyshes është një shije e traditës, një majë nostalgjie dhe shumë dashuri. Me produktet e gjyshes, çdokush mund të jetë ekspert i kuzhinës. Në kopshtin e traditës, ne korrim jo vetëm shije të shijshme, por edhe farat e një jete të shëndetshme dhe të gjallë.
AdresaGjilan
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Green Food
Green Food është një kompani e themeluar në vitin 2009, e cila vepron në sektorin e përpunimit të perimeve dhe pemëve. Kompania është e specializuar në përpunimin dhe konservimin e produkteve bujqësore me origjinë vendore, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh që përfshijnë turshi të ndryshme, produkte të sterilizuara dhe të pasterizuara, si dhe reçelra dhe salca natyrale Produkti i përbashkët i të gjitha linjave është cilësia e lartë, përbërësit natyralë dhe mungesa e aditivëve artificialë. Green Food përdor metoda moderne të përpunimit dhe paketimit për të ruajtur freskinë, aromën dhe vlerat ushqyese të çdo produkti. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, Green Food ka ndërtuar një reputacion si një ndër përpunuesit më të besueshëm në treg, duke ofruar produkte të sigurta dhe të shijshme për konsumatorët vendas dhe potencialisht edhe për tregjet ndërkombëtare.
AdresaMamusa, Kosovë
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Agro Gollaku
Agro Gollaku është një kompani e specializuar në përpunimin e perimeve dhe prodhimin e xhemave, e cila ofron produkte të cilësisë së lartë duke përdorur përbërës natyralë dhe teknika moderne për të siguruar një shije të freskët dhe autentike. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe inovacionit, Agro Gollaku synon të sjellë në tryezën e konsumatorëve produkte që ruajnë vlerat ushqyese dhe shijen origjinale të përbërësve të tyre.
AdresaPrishtinë, Kosovë
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
ABI&ELIF 19
“ABI” Progres është një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë, e themeluar në vitin 2001 përmes një partneriteti me kompaninë “ELIF 19” dhe privatizimit të ish-fabrikës “Progres” në Prizren. Zhvillimi i jashtëzakonshëm që nga themelimi është rezultat i përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme të ekipit menaxhues dhe punëtorëve. Kompania operon në një sipërfaqe prej 10,000 m² të mbyllur dhe 85,000 m² të hapur, me kapacitet përpunimi prej 9,000 ton në vit dhe kapacitet ngrirjeje deri në 5,000 ton, duke ofruar mbi 70 lloje produktesh si ajvar, turshi, salca, marmelata, fletë hardhie, gjyveç dhe shumë të tjera. “ABI” Progres ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët lokalë, duke grumbulluar produkte vendore dhe duke ndihmuar në zhvillimin e bujqësisë në vend, veçanërisht gjatë krizave si pandemia COVID-19. Kompania ka përfaqësuar Kosovën në panaire ndërkombëtare si Grüne Woche në Gjermani dhe PLMA në Amsterdam, duke promovuar produktet e saj dhe krijuar lidhje të rëndësishme tregtare. Me certifikime ndërkombëtare si ISO 9001, ISO 10002 dhe GMP, “ABI” Progres garanton cilësi të lartë, siguri ushqimore dhe kënaqësi për konsumatorin, duke e forcuar pozitën e saj si lider në sektorin agro-përpunues në vend dhe në rajon.
AdresaZona Industriale rruga Tirana p.n. 20000 PRIZREN / KOSOVË
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
LB GROUP
LB GROUP është kompani lidere në furnizimin me lëndë të para për pastiçeri, akullore dhe furra buke, duke ofruar zgjidhje të besueshme dhe cilësore për industrinë ushqimore. Me një gamë të gjerë produktesh të certifikuara dhe të përzgjedhura me kujdes, LB GROUP u mundëson bizneseve të krijojnë shije të veçanta, cilësi të qëndrueshme dhe produkte gjithmonë të freskëta për konsumatorët e tyre.
AdresaLipjan, Kosovë
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
Flota Foods
“FLOTA” SHPK është një kompani vendore me përvojë të gjatë dhe përkushtim të veçantë në përpunimin e perimeve, duke mbuluar të gjithë zinxhirin e vlerës – nga zgjedhja e farës së cilësisë së lartë, kultivimi, vjelja e kujdesshme, e deri te përpunimi dhe distribuimi i produkteve të gatshme. Me një qasje të integruar dhe të qëndrueshme, kompania siguron që çdo hap i prodhimit të zhvillohet sipas standardeve më të avancuara të sigurisë ushqimore dhe të kontrollit të cilësisë. Produktet tona janë rezultat i një tradite të trashëguar ndër breza, të pasuruar me përkushtim, dashuri për tokën dhe përpunim artizanal që ruan shijen autentike të kuzhinës sonë. “FLOTA” është më shumë se një prodhues – është një histori suksesi që bashkon përvojën, inovacionin dhe trashëgiminë kulturore
AdresaFshati i Vjeter, Ferizaj
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
KB Krusha
KB Krusha (Kooperativa Bujqësore Krusha) është themeluar pas luftës në Kosovë, në vitin 2005, në fshatin Krusha e Madhe, Komuna e Rahovecit. Ajo është iniciuar nga një grup grash të mbijetuara nga masakra e luftës, të cilat vendosën të marrin fatin në duart e tyre duke filluar një biznes që kontribuon në ekonominë lokale dhe në fuqizimin e grave. KB Krusha është e specializuar në përpunimin e perimeve, kryesisht: Speca të mbushur me djathë apo me lakër, Ajvar tradicional, Turshi të ndryshme, Sos domate, lëng domateje, dhe salca të tjera, produkte të konservuara si specat e pjekur dhe të prerë në vaj. Produktet e tyre përpunohen në mënyrë artizanale, duke ruajtur recetat tradicionale dhe përdorur përbërës 100% natyralë, pa konservues apo aditivë artificialë. KB Krusha ka arritur të zgjerojë tregun e saj përtej Kosovës, duke eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera. Kjo e bën atë një model të suksesshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin agro-ushqimor. Një nga aspektet më të rëndësishme të KB Krusha është fakti që: Rreth 90% e punëtorëve janë gra, shumica prej tyre të veja të luftës. Kompania luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik rural dhe përfshirjen sociale të grave në Krushë dhe rrethinë. KB Krusha ka përfituar mbështetje nga organizata ndërkombëtare si: USAID, EU-funded programe, Caritas Switzerland, Swisscontact. Këto mbështetje kanë ndihmuar në rritjen e kapaciteteve përpunuese, certifikimin e produkteve (p.sh. HACCP, ISO) dhe promovimin në tregje të reja.
AdresaKrushë e Madhe, Kosovë
Produkte1
Shiko kompaninë
Pemët e imtaBMA-PPJD
Urban Berries
Urban Berries është një kompani e themeluar me vizionin për të sjellë frutat më të freskëta dhe cilësore të imëta në treg. Kompania filloi si një nismë për të mbështetur prodhuesit lokalë dhe për t’u ofruar konsumatorëve produkte të freskëta si boronica, mjedra dhe dredhëza. Urban Berries ka ndërtuar një rrjet bashkëpunimi me fermerët për të siguruar fruta të mbledhura me kujdes dhe që përmbushin standardet e cilësisë
AdresaRr."Armend Daci", Prishtinë
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
AGRO KRUSHA
AGRO KRUSHA është një kompani e themeluar në vitin 2017, që vepron në industrinë e përpunimit dhe konservimit të pemëve dhe perimeve. E njohur për cilësinë dhe shijen tradicionale të produkteve të saj, kompania ka ndërtuar një reputacion të fortë si një nga prodhuesit më të suksesshëm të turshive në Kosovë. AGRO KRUSHA përpunon një gamë të gjerë produktesh të konservuara si: sallata të ndryshme turshi, kurtovska me hudhër, somborka, ajvar i ëmbël dhe djegës, si dhe produkte të tjera të përgatitura sipas recetave tradicionale. Kompania përkushtohet ndaj cilësisë, duke përdorur përbërës të freskët nga bujqësia vendore dhe metoda moderne të përpunimit që ruajnë vlerat ushqyese dhe shijen autentike të produkteve.
AdresaKrushë e Madhe, Rahovec, Kosovë.
Produkte4
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Our Tradition
Tradita Jonë është një kompani e themeluar në vitin 2014, e specializuar në përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe ruajtjes së recetave tradicionale, kompania ofron produkte të përgatitura me përbërës natyralë dhe pa aditivë artificialë. Kompania përpunon një gamë të gjerë produktesh të sezonit si reçelra, kompotë, turshi duke i sjellë konsumatorëve shijen autentike të prodhimeve vendore. Tradita Jonë bashkon teknologjinë moderne me trashëgiminë ushqimore për të siguruar cilësi të lartë dhe vlera ushqyese në çdo produkt.
AdresaRruga Berid Beker
Produkte3
Shiko kompaninë
BMA-PPJDPemët e imta
Parajsa
Parajsa BI është një kompani e themeluar në vitin 2009, e cila është e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve medicinale dhe dekorative. Me një përvojë të pasur familjare në kultivimin e këtyre bimëve, kompania synon të ofrojë produkte cilësore dhe të qëndrueshme. Parajsa BI angazhohet për të promovuar praktika të qëndrueshme bujqësore dhe për të ofruar produkte të pasura me vlera natyrore, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë së bimëve medicinale në rajon.
AdresaKonjuh, Lipjan
Produkte8
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Terra Foods
TERRA FOODS është kompani e themeluar në vitin 2013 ndërsa me përpunimin e perimeve ka filluar të punojë nga viti 2022. Ështe një biznes familjar i cili merret me kultivimin dhe përpunimin e perimeve. Kompania se fundmi ka investuar ne pajisje të përpunimit dhe ka siguruar kapacitet prodhues të lartë si dhe furnizim të qëndrueshem të produkteve me cilësi të lartë gjatë gjithë vitit.
AdresaNeperbisht , Suharekë, Kosovë
Produkte4
Shiko kompaninë