Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.
Gjej furnizues

Kompanitë

Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.

Kompanitë86
Sektori4
Produkte110
Vendndodhja0
BMA-PPJD
Aronica L.L.C.
ARONICA është një kompani e specializuar në përpunimin e lëngut të aronisë dhe produkteve të saj. Me fokus në cilësi dhe natyralitet, produktet tona përgatiten nga fruta të përzgjedhura me kujdes, duke ruajtur vlerat ushqyese dhe antioksidante. Pa ngjyrues dhe konservues artificialë, ARONICA sjell produkte natyrale që mbështesin një stil jetese të shëndetshëm.
AdresaRr.Tranzitit p.n
Produkte5
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Natures Pride
Nature’s Pride është një kompani e specializuar në përpunimin e uthullës së mollës së egër, e themeluar në vitin 2022 me seli në Gjakovë. Kompania fokusohet në prodhimin e produkteve natyrale me cilësi të lartë, duke respektuar proceset tradicionale të fermentimit dhe standardet moderne të sigurisë ushqimore. Uthulla e mollës së egër e Nature’s Pride fermentohet deri në perfeksion, me kujdes dhe përkushtim të veçantë për çdo fazë të procesit, për të ruajtur vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të produktit. Produkti paketohet në shishe qelqi prej 500 ml dhe është i kontrolluar dhe i monitoruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), duke garantuar cilësi dhe siguri për konsumatorin. Nature’s Pride synon të pozicionohet si një markë në treg, e dedikuar për konsumatorët që vlerësojnë shëndetin, natyrën dhe produktet autentike, të prodhuara me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj mjedisit.
AdresaGjakova
Produkte1
Shiko kompaninë
BMA-PPJD
BioFruti
BioFruti është një kompani që vepron në sektorin e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA) dhe Produkteve Pyjore Jo Drusore (PPJD), e fokusuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Kompania është themeluar në vitin 2017 dhe për tre vite radhazi ka qenë e përfshirë në skemën e certifikimit organik, duke zbatuar standarde të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. BioFruti është një kompani e udhëhequr nga një grua dhe ka një rol të rëndësishëm në fuqizimin ekonomik të grave në zonë, duke angazhuar një numër të konsiderueshëm të grave si në procesin e kultivimit ashtu edhe në aktivitetet e tjera të prodhimit dhe përpunimit. Aktiviteti kryesor i kompanisë përqendrohet në kultivimin e bimëve njëvjeçare, siç janë mëllaga dhe kalendula, si dhe në bimë shumëvjeçare si menta dhe melisa, të cilat kultivohen me kujdes për të siguruar cilësi të lartë dhe përputhshmëri me kërkesat e tregut për produkte natyrale dhe organike.
AdresaKacanik
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
BIO NINA
Biznesi Bio Nina është themeluar në vitin 2016, ndërsa është regjistruar zyrtarisht në vitin 2019. Themeluese e këtij biznesi është znj. Miradije Hamiti. Qëllimi kryesor i themelimit ka qenë vetëpunësimi, si dhe krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë e papunësuara, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të tyre. Në fazën fillestare të veprimtarisë, biznesi ishte i fokusuar në prodhimin e ajvarit dhe pestilit tradicional, ndërsa me kalimin e kohës ka zgjeruar ndjeshëm gamën e produkteve. Aktualisht, Bio Nina ofron një larmi produktesh që përfshijnë turshi të ndryshme si dhe perime të freskëta, duke iu përgjigjur kërkesave të tregut dhe duke ruajtur standardet e prodhimit cilësor.
AdresaZasellë, Mitrovicë
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
LM Dona
LM Dona ofron produkte të konservuara të përgatitura nga fruta dhe perime të freskëta, duke përfshirë speca turshi, tranguj turshi, ajvar, xhem nga fruta të ndryshme dhe produkte të tjera tradicionale. Të gjitha produktet përgatiten me kujdes në fshatin Zborc, Komuna e Shtimes, duke ruajtur shijen autentike dhe cilësinë e prodhimeve vendore.
AdresaRr. "Rifat Haliti", Zborc, Nr.23, Shtime
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Leni Fresh
“Leni Fresh” – Nga Tradita në Markë me Mbështetjen e IADK-së “Leni Fresh” u themelua më 16 nëntor 2021 me misionin për të sjellë në treg produkte të freskëta dhe receta tradicionale. Qëllimi kryesor ishte t’u ofrojmë konsumatorëve fruta dhe perime të freskëta, si dhe produkte të përgatitura sipas recetave të vjetra, duke ruajtur aromën dhe kujtimet e traditës sonë. Në “Leni Fresh”, çdo produkt pasqyron punë dhe përkushtim. Me kalimin e kohës, “Leni Fresh” u shndërrua në një emër të besueshëm për cilësi dhe korrektësi. Sot, kompania vazhdon të rritet si një brend që ruan traditën, mbështet prodhimin vendor dhe sjell në treg ushqime që nuk e humbasin kurrë vlerën e tyre. Çdo 16 nëntor shënon fillimin e një rrugëtimi që nisi me pasion, përkushtim dhe mbështetjen e duhur për ta kthyer një ëndërr në realitet.
AdresaRr. " Abdy Bahtiri" fshati Oshlan, Vushtrri
Produkte1
Shiko kompaninë
Pemët e imtaBMA-PPJD
Pure Product
Pure Product është një kompani e themeluar në vitin 2024, e cila merret me kultivimin e pemëve të imëta me fokus në dredhëza dhe mjedra. Kultivimi realizohet si në fushë të hapur, ashtu edhe në mjedise të mbrojtura (sera dhe tunele), duke mundësuar prodhim të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë gjatë gjithë sezonit. Kompania ka ndërtuar modelin e saj të biznesit mbi parimet e cilësisë, freskisë dhe besueshmërisë, duke furnizuar kryesisht tregun e brendshëm me produkte të freskëta dhe të shëndetshme. Që nga themelimi, Pure Product ka synuar të jetë një partner i besueshëm për konsumatorët dhe tregtarët lokalë, duke u fokusuar në mbështetjen e bujqësisë vendore dhe në ofrimin e produkteve të standardizuara. Përmes investimeve në teknologji moderne të kultivimit dhe kujdesit profesional për bimët, kompania po kontribuon në rritjen e cilësisë së prodhimit bujqësor në Kosovë. Në planet e saj afatmesme, Pure Product synon të zgjerojë kapacitetet prodhuese, të hyjë në tregje rajonale dhe të rrisë gamën e produkteve me kultura të tjera të pemëve të imëta.
AdresaLlaushe, Podujeve
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Kralin Group
Kralin Group është një kompani prodhuese e themeluar në Kosovë, e specializuar në përpunimin dhe paketimin e frutave të thata. Duke u mbështetur në standarde moderne të prodhimit dhe teknologji bashkëkohore, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm në treg, të bazuar në cilësi të lartë, siguri ushqimore dhe inovacion të vazhdueshëm. Përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të tregut e pozicionon Kralin Group si një aktor të besueshëm në sektorin e agro-përpunimit.
AdresaStr. Bosanska, Suhodoll
Produkte2
Shiko kompaninë
Pemët e imta
AGRO BOREA SHPK
AGRO BOREA është një biznes familjar i themeluar në vitin 2020, me qëllim të zhvillimit të kultivimit profesional të boronicës në Kosovë. Që nga fillimi, ne kemi qenë të përkushtuar në prodhimin e boronicës cilësore për tregun vendor dhe ndërkombëtar, duke aplikuar praktika moderne të kultivimit dhe standarde të larta të cilësisë. Me kujdesin dhe përkushtimin tonë, synojmë të ofrojmë produkte të shëndetshme, të sigurta dhe konkurruese, duke kontribuar njëkohësisht edhe në promovimin e Kosovës si një vend me potencial të madh për prodhimin e pemëve të imëta.
AdresaLozhan, Pejë
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuaraBMA-PPJD
BioRrita
BioRrita është një kompani e themeluar në vitin 2022, e cila vepron në fushën e kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), si dhe në përpunimin e tyre në produkte natyrale me vlerë të shtuar. Aktiviteti i kompanisë përfshin prodhimin e vajrave natyralë, sapunëve dhe kremrave, duke u bazuar në praktika të qëndrueshme dhe cilësi të lartë të lëndës së parë. Pronarja e BioRrita-s ka përvojë shumëvjeçare në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, ndërsa në vitin 2022 ka zgjeruar aktivitetin e saj duke filluar përpunimin e tyre dhe operimin formal si biznes. BioRrita synon të ofrojë produkte natyrale, të sigurta dhe cilësore, duke kontribuar në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme dhe promovimin e produkteve vendore.
AdresaKishnicë, Gracanica
Produkte2
Shiko kompaninë
Pemët e imtaBMA-PPJD
EUROFRUTI SH.P.K.
Eurofruti L.L.C. u themelua në vitin 2001 në Mramor – Prishtinë, por operon nga vitet e 70'ta si biznes familjar dhe është një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të frutave të imta, kërpudhave dhe produkteve të ngrira. Me mbi 23 pika grumbullimi dhe bashkëpunim me mbi 1000 fermerë të kontraktuar, kompania ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm furnizimi në Kosovë dhe rajon. Kapacitetet e saj përfshijnë linja moderne përpunimi me teknologjinë IQF, kapacitet ngrirjeje deri në 30 ton/ 24 orë dhe kapacitet ruajtjeje mbi 2 500 tonë në depo frigoriferike, të pajisura me teknologji të avancuar për sortim me lazer, pastrim dhe paketim sipas standardeve ndërkombëtare. Produktet e Eurofrutit përfshijnë fruta të ngrira si mjedra, boronica, dredhëza, manafera, vishnje e kumbulla, si dhe kërpudha të ngrira dhe të freskëta si Boletus edulis dhe Cantharellus cibarius. Krahas paketimit industrial për eksport, kompania ka zhvilluar edhe paketime të vogla për tregun fundor përmes markës së saj Minus Zero Foods, e cila u lançua në vitin 2024 dhe ofron fruta të ngrira premium në pako 450 g dhe produkte të tjera të zgjedhura për zinxhirë supermarketesh në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
AdresaF.Sh. Mramor, Rr. Pellazgët - 10000 Prishtinë
Produkte2
Shiko kompaninë
Pemët e imtaBMA-PPJD
Joni-Sh Sh.P.K.
JONI-SH Sh.P.K. – Themeluar në vitin 2015 në Ballofc, Podujevë, Joni-SH është kompani e specializuar në grumbullimin, përpunimin dhe paketimin e mjedrës, dredhëzës dhe boronicës. Me kapacitete moderne të ruajtjes deri në 2,000 tonë dhe standarde të larta të sigurisë ushqimore, kompania eksporton poashtu produktet e saj të ngrira në tregjet vendore dhe ndërkombëtare nën markën JFrosty, duke garantuar cilësi të lartë dhe shije natyrale për konsumatorët. Falë përvojës së saj dhe besimit të partnerëve, Joni-SH është shndërruar në një nga aktorët kryesorë në sektorin e frutave të ngrira në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.
AdresaBallofc
Produkte2
Shiko kompaninë
Pemët e imta
Dredhëza
Dredheza është një fermë familjare e specializuar në kultivimin e dredhëzës, e vendosur në fshatin Llaushë të Skenderajt. E udhëhequr nga fermeri Smajl Balaj, ferma ka një përvojë të gjatë në këtë kulturë, ndërsa nga viti 2008 ka zgjeruar prodhimin me sasi më të mëdha për tregun vendor. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe freskisë, Dredhëza synon të ofrojë fruta të shëndetshme dhe cilësore për konsumatorët në Kosovë.
AdresaLluashë/Skenderaj (Ushtria Çlirimtare e Kosovës 159)
Produkte1
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BOTANIC LLC
BOTANIC është një kompani vendore e certifikuar organike që promovon praktikat e bujqësisë rigjenerative në Kosovë, me fokus në sektorin e përpunimit të ushqimit. Kompania aktualisht operon me markën “Into the Wild”, e cila deri më tani përfshin 10 lloje çajrash organikë të përgatitur nga fruta të egra dhe bimë mjekësore/aromatike, si dhe kërpudha të egra të llojit Boletus, të kultivuara dhe të mbledhura nga malet dhe natyra e Kosovës. BOTANIC synon të ofrojë produkte të shëndetshme, pa mbetje kimike, duke reduktuar njëkohësisht gjurmën e karbonit në bujqësi dhe në konsumin e ushqimit.
AdresaRr. ''Hasan Prishtina'', Polac-Skenderaj 41000
Produkte2
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
NERXHIVANE HAZIRI
Nerxhivane Haziri është një kompani përpunuese e themeluar në vitin 2016, e specializuar në përpunimin e perimeve të freskëta me metoda tradicionale dhe natyrale. Kompania është e njohur për ruajtjen e shijes autentike të produkteve vendore dhe përkushtimin ndaj cilësisë në çdo hap të procesit të prodhimit. Ndër produktet kryesore të kompanisë janë: ajvari, turshitë e përziera, specat e mbushur, specat e pjekur dhe produkte të tjera të konservuara, të përgatitura nga perime të freskëta të përzgjedhura me kujdes nga bujqësia vendore. Me qëllim ruajtjen e trashëgimisë ushqimore tradicionale dhe ofrimin e produkteve të shëndetshme dhe të sigurta për konsumatorin, Nerxhivane Haziri vazhdon të zhvillojë aktivitetin e saj duke u bazuar në cilësi, besueshmëri dhe respekt për natyrën.
AdresaPodujevë
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiBMA-PPJDProduktet e përpunuara
Pelini's
Pelini`s është një kompani e përkushtuar në përpunimin e frutave arrore, duke u mbështetur në përvojën dhe ekspertizën e tyre për të ofruar një gamë të gjerë produktesh të shëndetshme. Ndër produktet kryesore të kompanisë janë gjalpi i kikirikut dhe gjalpi i lajthisë, të cilët prodhohen me kujdes për të ruajtur cilësinë dhe vlerat ushqyese të përbërësve natyralë. Përveç kësaj, Pelini ka zgjeruar veprimtarinë edhe në prodhimin e vajit të farës së zezë, një produkt i njohur për vetitë e tij të fuqishme ushqyese dhe përfitimet shëndetësore. Me një përkushtim të thellë ndaj cilësisë, kompania synon të sjellë produkte të shëndetshme dhe të dobishme për tregun. Duke ruajtur traditën dhe autenticitetin në përpunimin e produkteve, Pelini i përshtatet gjithashtu standardeve të tregut modern dhe kërkesave për siguri ushqimore.
AdresaPrishtinë
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Pestova
Pestova është një ndër kompanitë më të njohura agroindustriale në Kosovë, e themeluar në vitin 1991 me seli në komunën e Vushtrrisë. Kompania është e specializuar në kultivimin, përpunimin dhe paketimin e patates, si dhe prodhimin e produkteve të saj të derivuara, përfshirë patatet e skuqura të gatshme për konsum nën markën e njohur "Vipa Chips". Me një kombinim të teknologjisë moderne dhe përvojës lokale, Pestova ka ndërtuar një sistem të integruar prodhimi, duke kontrolluar të gjitha fazat – nga fara e deri te produkti final. Kompania bashkëpunon me qindra fermerë vendorë për të siguruar lëndë të parë cilësore, duke ndikuar në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale në Kosovë. Pestova është e certifikuar me standarde ndërkombëtare si Global GAP, ISO 22000 dhe HACCP, që garantojnë siguri ushqimore dhe cilësi të lartë për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Sot, Pestova përfaqëson një histori suksesi në industrinë agro-ushqimore në Kosovë dhe një model për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion në sektorin e bujqësisë.
AdresaVushtrri
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
Sofra
Sofra, e themeluar në vitin 2012, është një kompani e përpunimit të ushqimit me fokus në prodhimin dhe konservimin e produkteve tradicionale shqiptare, duke kombinuar recetat autentike me teknologjitë moderne të përpunimit. Me një përvojë mbi një dekadë, kompania është pozicionuar si një nga prodhuesit e besueshëm në tregun lokal dhe rajonal. Produktet e Sofra-s përfshijnë ajvarin, turshitë e përziera, specat e mbushur me djathë, reçelrat e ndryshme, dhe produkte të tjera të konservuara nga pemët dhe perimet e freskëta vendore. Kompania bashkëpunon me fermerë lokalë për të siguruar lëndë të parë cilësore, duke mbështetur kështu edhe zhvillimin rural.
AdresaMitrovicë
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiPemët e imtaProduktet e përpunuara
N.P.SH CENI
Miradije Kabashi B.I. është një biznes i pavarur i themeluar në vitin 2015, i specializuar në përpunimin dhe konservimin e pemëve dhe perimeve. Biznesi operon në mënyrë artizanale dhe përdor receta tradicionale për të ruajtur shijen dhe cilësinë natyrale të produkteve vendore. Fokus kryesor i kompanisë është përpunimi i frutave të stinës në formën e reçelrave, kompotëve, turshive dhe produkteve të tjera natyrale pa aditivë artificialë. Falë përkushtimit dhe punës cilësore, produktet e Miradije Kabashi B.I. janë vlerësuar nga konsumatorët për shijen autentike dhe natyrale, duke e bërë këtë biznes një shembull të mirë të ndërmarrjeve të vogla që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë ushqimore të Kosovës.
AdresaSuharekë
Produkte2
Shiko kompaninë
BMA-PPJD
Agroshqiponja
Agro Shqiponja është një kompani bujqësore e vendosur në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, e specializuar në grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore, aromatike dhe frutave të egra. Duke bashkëpunuar me mbi 100 fermerë të kontraktuar me marrëveshje afatgjata, kompania ka mbjellë mbi gjysmë milioni fidanë në komunat përreth, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
AdresaTerpeze, Malisheve
Produkte3
Shiko kompaninë