
Furnizuesi (17)
Ky produkt ende nuk është lidhur me një profil publik kompanie.
AGRO BOREA SHPK
AGRO BOREA është një biznes familjar i themeluar në vitin 2020, me qëllim të zhvillimit të kultivimit profesional të boronicës në Kosovë. Që nga fillimi, ne kemi qenë të përkushtuar në prodhimin e boronicës cilësore për tregun vendor dhe ndërkombëtar, duke aplikuar praktika moderne të kultivimit dhe standarde të larta të cilësisë. Me kujdesin dhe përkushtimin tonë, synojmë të ofrojmë produkte të shëndetshme, të sigurta dhe konkurruese, duke kontribuar njëkohësisht edhe në promovimin e Kosovës si një vend me potencial të madh për prodhimin e pemëve të imëta.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 25 ton
B Eat Berries
B Eat Berries është një kompani e re dhe premtuese në sektorin e bujqësisë, e themeluar në vitin 2022, me fokus në kultivimin e boronicës së cilësisë së lartë për tregun vendor dhe ndërkombëtar. E vendosur në fshatin Poçestë të Pejës, kompania operon në një zonë me kushte të favorshme agroklimatike për kultivimin e frutave të buta. Në prill të vitit 2023, B Eat Berries ndërmori hapin e parë drejt krijimit të një plantacioni modern të boronicës, duke mbjellë varietetin DUKE, i njohur për prodhimtari të lartë, madhësi uniforme dhe shije të shkëlqyer. Aktualisht, plantacioni përmban mbi 8,000 fidane, të cilat trajtohen me përkujdesje të veçantë duke ndjekur praktikat bashkëkohore të bujqësisë së qëndrueshme. Kompania synon të krijojë standarde të reja në kultivimin dhe përpunimin e boronicës në Kosovë, me vizion të qartë për zgjerim dhe eksport në tregje evropiane. Përmes përkushtimit, teknologjisë moderne dhe dashurisë për tokën, B Eat Berries është në rrugë të mbarë për t’u bërë një nga prodhuesit lider të boronicës në vend.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 30 ton
BerryKode
Berrykode është një pemishte moderne dhe e specializuar në kultivimin e boronicës, e vendosur në fshatin Maxhunaj, Komuna e Vushtrrisë, në veri të Kosovës. Me një sipërfaqe prej 6 hektarësh të mbjellë ekskluzivisht në vazo (substrat), Berrykode aplikon teknologjitë më të avancuara të kultivimit të boronicës për të garantuar rendiment dhe cilësi të lartë të prodhimit. Kultivimi në vazo i lejon kompanisë kontroll maksimal mbi ushqimin dhe mjedisin e rrënjës, duke reduktuar rrezikun nga sëmundjet e tokës dhe duke përmirësuar menaxhimin e ujit dhe plehrave. Sipërfaqja është e ndarë në blloqe të sistematizuara, të cilat menaxhohen përmes një sistemi modern të ujitjes dhe fertirrigimit, të automatizuar dhe të ndjeshëm ndaj kushteve klimatike. Për të garantuar sigurinë e prodhimit në kushte të pafavorshme atmosferike, pemishtja është e mbuluar me rrjetë mbrojtëse kundër breshërit, që mbulon tërë sipërfaqen e kultivuar dhe mbron frutat në fazën më të ndjeshme të zhvillimit. Berrykode gjithashtu posedon dhoma frigoriferike të pajisura me standarde të larta teknike, që mundësojnë ruajtjen e menjëhershme të boronicës pas korrjes, duke ruajtur freskinë, vlerat ushqyese dhe qëndrueshmërinë për eksport në tregje të huaja. Kompania ndjek praktika bashkëkohore të menaxhimit bujqësor, duke përfshirë monitorimin dixhital të kushteve të tokës dhe klimës, si dhe trajnimin e stafit për teknika të avancuara të korrjes dhe paketimit. Synimi i Berrykode është të jetë një model referues për pemishtet premium të boronicës në rajon, dhe të kontribuojë në ngritjen e standardeve të sektorit të agrikulturës në Kosovë.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 100 ton
BERRYLAND BIO
BERRYLAND BIO është një kompani me traditë të gjatë në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve natyrore, e themeluar në vitin 1991 në qytetin e Ferizajt, Kosovë. Fillimisht e përqendruar në mbledhjen e produkteve të egra si kërpudhat, boronicat dhe bimët mjekësore, kompania zhvilloi kapacitete të qëndrueshme për përpunim dhe eksport drejt tregjeve evropiane. Përmes një përkushtimi afatgjatë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, BERRYLAND BIO është pozicionuar si një lider në sektorin e agrobiznesit dhe industrisë së produkteve natyrore. Kompania ka krijuar një rrjet bashkëpunimi me qindra mbledhës lokalë, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik rural dhe në ruajtjen e biodiversitetit përmes praktikave të qëndrueshme të grumbullimit.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 1000 ton
BOOST BERRIES SH.P.K
Në vitin 2015, pas rikthimit nga Holanda me mbi 20 vite përvojë dhe marrëdhënie të ndërtuara në sektorin agro-ushqimor evropian, ne vendosëm të ndërmarrim një projekt pilot në Vitomiricë të Pejës. Synimi ynë ishte të aplikonim praktikat më të mira të kultivimit të boronicës bazuar në standardet dhe kërkesat e tregut evropian. Në fazën fillestare të zhvillimit, kompania jonë u mbështet nga USAID, duke na furnizuar me një sistem modern të ujitjes. Gjatë viteve 2019–2020, përfituam një tjetër grant dhe u pozicionuam si partner strategjik i USAID-it, me aktivitetet tona të monitoruara në vazhdimësi nga ky institucion. Ne fokusohemi në kultivimin e boronicës për tregun e freskët evropian, duke siguruar që çdo frut i prodhuar të përmbushë standardet më të larta të cilësisë. Aktualisht, 99% e prodhimit tonë eksportohet jashtë vendit. Një aspekt i veçantë i modelit tonë të punës është angazhimi i grave në procesin e korrjes – punësim që rritet çdo vit. Që nga fillimi, USAID ka mbështetur fuqizimin e forcës sonë punëtore, ndërsa së bashku kemi investuar në trajnime profesionale dhe procese të certifikimit, duke ndërtuar një bazë të fortë për zhvillim të qëndrueshëm.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 100 000 kg
Dyzi Berry Fruits
Kompania kultivon gjithsej 5 hektarë me fruta të imëta, të strukturuara në mënyrë të sistematizuar dhe të menaxhuara me standarde bashkëkohore të prodhimit. Sipërfaqja është e ndarë si vijon: 3 hektarë me boronicë (Vaccinium corymbosum), të mbjella në kushte të kontrolluara, me sistem modern të ujitjes dhe plehërimit, të përshtatura për tregun e freskët dhe të përpunuar; 1.7 hektarë me mjedër (Rubus idaeus), të menaxhuara në parcela të strukturuara që sigurojnë rendiment të lartë dhe cilësi të qëndrueshme të produktit; 0.3 hektarë me manaferra (Rubus fruticosus) dhe dredhëza (Fragaria × ananassa), të dedikuara për tregun lokal dhe për prodhim të specializuar me vlerë të shtuar. Të gjitha sipërfaqet janë të pajisura me infrastrukturë moderne bujqësore, duke përfshirë rrjet ujitjeje pikë më pikë, mbrojtje nga faktorët klimatikë dhe ambiente për ruajtje pas korrjes, duke garantuar gjurmueshmëri dhe freski maksimale të produktit. Kompania është e përkushtuar ndaj praktikave të qëndrueshme bujqësore, duke kombinuar përvojën me inovacionin për të ofruar fruta të cilësisë së lartë për tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 80 ton
Green Hill
Green Hill është një kompani e specializuar në mbledhjen e qëndrueshme të Produkteve Pyjore Jo Drusore (PPJD), e vendosur në zemër të maleve të Sharrit. Aktiviteti i kompanisë përqendrohet në vjeljen e bimëve mjekësore dhe aromatike, kërpudhave, si dhe bimëve të imëta, duke respektuar standardet mjedisore dhe praktikat tradicionale të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes punës së saj, Green Hill kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit të zonave malore dhe në fuqizimin ekonomik të komuniteteve lokale.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 200 000 kg
HIT-Flores LLC
Hit-Flores LLC është një biznes familjar me mbi 30 vite përvojë në fushën e mbledhjes, përpunimit dhe eksportit të produkteve pyjore jo-drusore (NWFP) dhe të kultivuara. E themeluar në zemër të malit të Sharrit, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm për cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj produkteve natyrore. Që nga fillimi, Hit-Flores ka zhvilluar rrjetin e saj të 15 qendrave të grumbullimit në gjithë Kosovën, duke punuar ngushtë me mbledhës lokalë dhe duke garantuar gjurmueshmëri të plotë. Kompania përpunon produkte si mjedra, luleshtrydhe, aronia, kërpudha të egra dhe bimë mjekësore, duke përdorur teknologji moderne në objektet e saj me kapacitet vjetor deri në 5,200 tonë. Sot, Hit-Flores është një nga eksportuesit kryesorë të produkteve të egra dhe të kultivuara nga Kosova, me prezencë në tregjet ndërkombëtare dhe angazhim të fortë për qëndrueshmëri dhe cilësi.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 400 ton
Urban Berries
Urban Berries është një kompani e themeluar me vizionin për të sjellë frutat më të freskëta dhe cilësore të imëta në treg. Kompania filloi si një nismë për të mbështetur prodhuesit lokalë dhe për t’u ofruar konsumatorëve produkte të freskëta si boronica, mjedra dhe dredhëza. Urban Berries ka ndërtuar një rrjet bashkëpunimi me fermerët për të siguruar fruta të mbledhura me kujdes dhe që përmbushin standardet e cilësisë
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 20 ton
3D Factory
3DFactory është një kompani e themeluar në vitin 2016 në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një fokus fillestar në kultivimin e pemëve të imëta. Duke ndjekur zhvillimet në sektorin agro-ushqimor dhe kërkesat e tregut, që nga viti 2017 kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj me grumbullimin e pemëve të imëta, me fokus të veçantë te mjedra. Në vitin 2020, 3DFactory investoi në ndërtimin e një pike moderne grumbullimi me kapacitet prej 1,500 tonësh, e pajisur me infrastrukturë të avancuar për ruajtje dhe përpunim fillestar të produkteve bujqësore. Kjo pikë i mundëson kompanisë të sigurojë cilësi të lartë, gjurmueshmëri dhe freski optimale për të gjitha produktet që i eksporton. Aktualisht, 3DFactory eksporton produktet e saj në tregjet e Evropës, në Shqipëri, si dhe i furnizon rrjetet lokale në Kosovë, duke ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besueshëm në zinxhirin e vlerës së produkteve të imëta.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 20 ton
EUROFRUTI SH.P.K.
Eurofruti L.L.C. u themelua në vitin 2001 në Mramor – Prishtinë, por operon nga vitet e 70'ta si biznes familjar dhe është një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të frutave të imta, kërpudhave dhe produkteve të ngrira. Me mbi 23 pika grumbullimi dhe bashkëpunim me mbi 1000 fermerë të kontraktuar, kompania ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm furnizimi në Kosovë dhe rajon. Kapacitetet e saj përfshijnë linja moderne përpunimi me teknologjinë IQF, kapacitet ngrirjeje deri në 30 ton/ 24 orë dhe kapacitet ruajtjeje mbi 2 500 tonë në depo frigoriferike, të pajisura me teknologji të avancuar për sortim me lazer, pastrim dhe paketim sipas standardeve ndërkombëtare. Produktet e Eurofrutit përfshijnë fruta të ngrira si mjedra, boronica, dredhëza, manafera, vishnje e kumbulla, si dhe kërpudha të ngrira dhe të freskëta si Boletus edulis dhe Cantharellus cibarius. Krahas paketimit industrial për eksport, kompania ka zhvilluar edhe paketime të vogla për tregun fundor përmes markës së saj Minus Zero Foods, e cila u lançua në vitin 2024 dhe ofron fruta të ngrira premium në pako 450 g dhe produkte të tjera të zgjedhura për zinxhirë supermarketesh në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 400 kg
Agro-Florentina
Agro-Florentina sh.p.k është themeluar në vitin 2013 dhe merret me grumbullimin dhe përpunimin e kërpudhave, bimëve aromatike dhe frutave të imta të malit. Që nga viti 2015, kompania ka hyrë në tregun ndërkombëtar dhe sot eksporton rreth 95% të produkteve të saj, kryesisht në vendet e Rajonit, Bashkimin Evropian dhe në Amerikën Veriore. Përmes aktiviteteve të saj kompania synon të kontribuojë në kalimin drejt një bujqësie të qëndrueshme dhe rigjeneruese, që ruan biodiversitetin dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të tokës.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 30 ton
FUNGO SHPK
Fungo SH.P.K. është një kompani e themeluar në vitin 1990 në Kamenicë, Kosovë, e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e kërpudhave dhe frutave të egra. Me një rrjet prej 23 qendrave grumbulluese në mbarë vendin, kompania përpunon mbi 1000 tonë produkte çdo vit, duke përfshirë kërpudha të egra si Boletus, Cantharellus dhe Morchella, si dhe fruta të egra si boronica dhe mjedra. Fungo SH.P.K. është e certifikuar sipas standardeve ISO 22000 dhe shumica e produkteve të saj janë të certifikuara organike sipas standardeve të BE-së. Kompania eksporton në tregje ndërkombëtare si Italia, Gjermania, Zvicra, Lituania, Holanda, Austria, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, Fungo SH.P.K. synon të ofrojë produkte të sigurta dhe me vlera të larta ushqyese për konsumatorët në mbarë botën.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 50
Natyral Fruits SH.P.K.
Natyral Fruits është një kompani e përkushtuar në kultivimin dhe përpunimin e frutave të imta, me fokus të veçantë në mjedrën, boronicën dhe dredhëzën. Me përvojë dhe përkushtim ndaj cilësisë, kompania ka ndërtuar një sistem të integruar që përfshin ngrirjen, selektimin dhe paketimin e frutave, duke garantuar freski dhe standarde të larta në çdo fazë të procesit. E vendosur në një zonë me potencial të lartë bujqësor, Natyral Fruits synon të ofrojë produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe të gatshme për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kompania përfaqëson një kombinim të traditës me teknologjinë moderne në shërbim të konsumatorëve dhe partnerëve të saj.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 40 ton
Red Gold
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë: 1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, aronia) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik). 2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm e të tjera. 3. Zhvillimi i agroturizmit 4. Shërbimet e konsulencës Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve, 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave, 5 .Tharesa per bime mjekësore dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 5 ton
Agro2000 shpk
Agro 2000, me seli në fshatin Brezne, komuna Dragash, është një ndërmarrje mikro me më pak se 10 të punësuar, e certifikuar për prodhim dhe përpunim organik të bimëve medicinale dhe aromatike. Ajo funksionon si kultivues dhe përpunues i BMA-ve dhe produktesh jo-drusore të pyjeve, gjithashtu si qendër grumbulluese për bimë medicinale dhe produkte pyjore jo‑drusore. Prodhohen sasi vjetore organike të bimëve si hithër, mente, boronicë, thupa lulesh, frushkë të egër, arrë e të tjera, të paketuar sipas standardeve organike
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 70 kg
Parajsa
Parajsa BI është një kompani e themeluar në vitin 2009, e cila është e specializuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve medicinale dhe dekorative. Me një përvojë të pasur familjare në kultivimin e këtyre bimëve, kompania synon të ofrojë produkte cilësore dhe të qëndrueshme. Parajsa BI angazhohet për të promovuar praktika të qëndrueshme bujqësore dhe për të ofruar produkte të pasura me vlera natyrore, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë së bimëve medicinale në rajon.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 100 kg
Shfleto të gjitha produktet
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.