
Furnizuesi (16)
Ky produkt ende nuk është lidhur me një profil publik kompanie.
3D Factory
3DFactory është një kompani e themeluar në vitin 2016 në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një fokus fillestar në kultivimin e pemëve të imëta. Duke ndjekur zhvillimet në sektorin agro-ushqimor dhe kërkesat e tregut, që nga viti 2017 kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj me grumbullimin e pemëve të imëta, me fokus të veçantë te mjedra. Në vitin 2020, 3DFactory investoi në ndërtimin e një pike moderne grumbullimi me kapacitet prej 1,500 tonësh, e pajisur me infrastrukturë të avancuar për ruajtje dhe përpunim fillestar të produkteve bujqësore. Kjo pikë i mundëson kompanisë të sigurojë cilësi të lartë, gjurmueshmëri dhe freski optimale për të gjitha produktet që i eksporton. Aktualisht, 3DFactory eksporton produktet e saj në tregjet e Evropës, në Shqipëri, si dhe i furnizon rrjetet lokale në Kosovë, duke ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besueshëm në zinxhirin e vlerës së produkteve të imëta.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 50 ton
Buta Group Sh.P.K.
Buta Group Sh.P.K. është një kompani bujqësore nga fshati Lupç i Epërm, Komuna e Podujevës, e specializuar në kultivimin e mjedrës. Kompania ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2015 dhe sot menaxhon një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh të mbjellë me mjeder. Prodhimi kryesor është mjedra e freskët, e cila shitet në tregun vendor dhe rajonal, duke ofruar cilësi të lartë dhe standarde që përmbushin kërkesat e konsumatorëve. Kapaciteti mesatar i prodhimit arrin rreth 40 tonë në vit, duke e pozicionuar kompaninë si një ndër prodhuesit e qëndrueshëm në këtë sektor. Me përvojë mbi një dekadë dhe përkushtim ndaj zhvillimit të bujqësisë, Buta Group Sh.P.K. synon të forcojë pozitën e saj në treg, të zgjerojë kapacitetet dhe të kontribuojë në zhvillimin rural të komunës së Podujevës.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 40 000 kg
EUROFRUTI SH.P.K.
Eurofruti L.L.C. u themelua në vitin 2001 në Mramor – Prishtinë, por operon nga vitet e 70'ta si biznes familjar dhe është një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të frutave të imta, kërpudhave dhe produkteve të ngrira. Me mbi 23 pika grumbullimi dhe bashkëpunim me mbi 1000 fermerë të kontraktuar, kompania ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm furnizimi në Kosovë dhe rajon. Kapacitetet e saj përfshijnë linja moderne përpunimi me teknologjinë IQF, kapacitet ngrirjeje deri në 30 ton/ 24 orë dhe kapacitet ruajtjeje mbi 2 500 tonë në depo frigoriferike, të pajisura me teknologji të avancuar për sortim me lazer, pastrim dhe paketim sipas standardeve ndërkombëtare. Produktet e Eurofrutit përfshijnë fruta të ngrira si mjedra, boronica, dredhëza, manafera, vishnje e kumbulla, si dhe kërpudha të ngrira dhe të freskëta si Boletus edulis dhe Cantharellus cibarius. Krahas paketimit industrial për eksport, kompania ka zhvilluar edhe paketime të vogla për tregun fundor përmes markës së saj Minus Zero Foods, e cila u lançua në vitin 2024 dhe ofron fruta të ngrira premium në pako 450 g dhe produkte të tjera të zgjedhura për zinxhirë supermarketesh në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 700 ton
FRUTI BB
Kultivimi i mjedrës (Rubus idaeus) është një nga aktivitetet kryesore të kompanisë, i cili ka filluar në vitin 2015 si pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së specializuar dhe të qëndrueshme. Aktualisht, kompania menaxhon 3 hektarë të mbjellë me mjedër, në një sipërfaqe të sistemuar me përpikëri dhe të pajisur me infrastrukturë moderne bujqësore, përfshirë sistemin e ujitjes pikë më pikë dhe praktikat më të mira agroteknike. Çdo fazë e ciklit të prodhimit – nga përgatitja e tokës, mbjellja, mirëmbajtja, trajtimet bimore, deri te korrja – zbatohet në përputhje me standardet bashkëkohore të prodhimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore. Vëmendje e veçantë i kushtohet kohës optimale të korrjes për të garantuar cilësinë, qëndrueshmërinë dhe përmbajtjen ushqyese të frutit.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 20 ton
Joni-Sh Sh.P.K.
JONI-SH Sh.P.K. – Themeluar në vitin 2015 në Ballofc, Podujevë, Joni-SH është kompani e specializuar në grumbullimin, përpunimin dhe paketimin e mjedrës, dredhëzës dhe boronicës. Me kapacitete moderne të ruajtjes deri në 2,000 tonë dhe standarde të larta të sigurisë ushqimore, kompania eksporton poashtu produktet e saj të ngrira në tregjet vendore dhe ndërkombëtare nën markën JFrosty, duke garantuar cilësi të lartë dhe shije natyrale për konsumatorët. Falë përvojës së saj dhe besimit të partnerëve, Joni-SH është shndërruar në një nga aktorët kryesorë në sektorin e frutave të ngrira në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 1000 ton
Kemi Fruits SH.P.K
Kemi Fruits është një kompani e specializuar në grumbullimin dhe eksportin e frutave të imta, e themeluar në vitin 2017 në fshatin Teneshdoll. Me një përkushtim të fortë ndaj cilësisë dhe standardeve të larta të prodhimit, kompania operon një qendër moderne grumbullimi me kapacitet përpunimi prej 300 tonësh, duke siguruar ruajtje dhe trajtim optimal të produkteve bujqësore. Aktualisht, Kemi Fruits kultivon 5 hektarë me mjedra, prej të cilëve 0.5 hektarë janë të mbjella në ambiente të mbrojtura (serra), duke mundësuar zgjatjen e sezonit të prodhimit dhe ruajtjen e cilësisë gjatë gjithë vitit. Që nga viti 2024, kompania ka zgjeruar aktivitetin në nivel ndërkombëtar, duke hyrë në tregjet globale për eksportin e mjedrave të freskëta dhe të ngrira, dhe duke u pozicionuar si një partner i besueshëm për blerësit ndërkombëtarë. Përveç eksportit, Kemi Fruits furnizon edhe tregun vendor me produkte të freskëta dhe të përpunuara, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në Kosovë.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 300 ton
Natyral Fruits SH.P.K.
Natyral Fruits është një kompani e përkushtuar në kultivimin dhe përpunimin e frutave të imta, me fokus të veçantë në mjedrën, boronicën dhe dredhëzën. Me përvojë dhe përkushtim ndaj cilësisë, kompania ka ndërtuar një sistem të integruar që përfshin ngrirjen, selektimin dhe paketimin e frutave, duke garantuar freski dhe standarde të larta në çdo fazë të procesit. E vendosur në një zonë me potencial të lartë bujqësor, Natyral Fruits synon të ofrojë produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe të gatshme për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kompania përfaqëson një kombinim të traditës me teknologjinë moderne në shërbim të konsumatorëve dhe partnerëve të saj.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 40 ton
Pure Product
Pure Product është një kompani e themeluar në vitin 2024, e cila merret me kultivimin e pemëve të imëta me fokus në dredhëza dhe mjedra. Kultivimi realizohet si në fushë të hapur, ashtu edhe në mjedise të mbrojtura (sera dhe tunele), duke mundësuar prodhim të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë gjatë gjithë sezonit. Kompania ka ndërtuar modelin e saj të biznesit mbi parimet e cilësisë, freskisë dhe besueshmërisë, duke furnizuar kryesisht tregun e brendshëm me produkte të freskëta dhe të shëndetshme. Që nga themelimi, Pure Product ka synuar të jetë një partner i besueshëm për konsumatorët dhe tregtarët lokalë, duke u fokusuar në mbështetjen e bujqësisë vendore dhe në ofrimin e produkteve të standardizuara. Përmes investimeve në teknologji moderne të kultivimit dhe kujdesit profesional për bimët, kompania po kontribuon në rritjen e cilësisë së prodhimit bujqësor në Kosovë. Në planet e saj afatmesme, Pure Product synon të zgjerojë kapacitetet prodhuese, të hyjë në tregje rajonale dhe të rrisë gamën e produkteve me kultura të tjera të pemëve të imëta.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 10 kg
Red Gold
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë: 1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, aronia) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik). 2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm e të tjera. 3. Zhvillimi i agroturizmit 4. Shërbimet e konsulencës Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve, 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave, 5 .Tharesa per bime mjekësore dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 100 ton
Agro Fruit SHPK
Biznes familjar që merret me grumbullimin dhe përpunimin e pemëve të imta dhe pejmëve drusore si: mjedër, dredhëza, kumbulla, këpurdha etj.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 200 ton
BERRYLAND BIO
BERRYLAND BIO është një kompani me traditë të gjatë në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve natyrore, e themeluar në vitin 1991 në qytetin e Ferizajt, Kosovë. Fillimisht e përqendruar në mbledhjen e produkteve të egra si kërpudhat, boronicat dhe bimët mjekësore, kompania zhvilloi kapacitete të qëndrueshme për përpunim dhe eksport drejt tregjeve evropiane. Përmes një përkushtimi afatgjatë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, BERRYLAND BIO është pozicionuar si një lider në sektorin e agrobiznesit dhe industrisë së produkteve natyrore. Kompania ka krijuar një rrjet bashkëpunimi me qindra mbledhës lokalë, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik rural dhe në ruajtjen e biodiversitetit përmes praktikave të qëndrueshme të grumbullimit.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 1000 ton
Urban Berries
Urban Berries është një kompani e themeluar me vizionin për të sjellë frutat më të freskëta dhe cilësore të imëta në treg. Kompania filloi si një nismë për të mbështetur prodhuesit lokalë dhe për t’u ofruar konsumatorëve produkte të freskëta si boronica, mjedra dhe dredhëza. Urban Berries ka ndërtuar një rrjet bashkëpunimi me fermerët për të siguruar fruta të mbledhura me kujdes dhe që përmbushin standardet e cilësisë
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 20 ton
Dyzi Berry Fruits
Kompania kultivon gjithsej 5 hektarë me fruta të imëta, të strukturuara në mënyrë të sistematizuar dhe të menaxhuara me standarde bashkëkohore të prodhimit. Sipërfaqja është e ndarë si vijon: 3 hektarë me boronicë (Vaccinium corymbosum), të mbjella në kushte të kontrolluara, me sistem modern të ujitjes dhe plehërimit, të përshtatura për tregun e freskët dhe të përpunuar; 1.7 hektarë me mjedër (Rubus idaeus), të menaxhuara në parcela të strukturuara që sigurojnë rendiment të lartë dhe cilësi të qëndrueshme të produktit; 0.3 hektarë me manaferra (Rubus fruticosus) dhe dredhëza (Fragaria × ananassa), të dedikuara për tregun lokal dhe për prodhim të specializuar me vlerë të shtuar. Të gjitha sipërfaqet janë të pajisura me infrastrukturë moderne bujqësore, duke përfshirë rrjet ujitjeje pikë më pikë, mbrojtje nga faktorët klimatikë dhe ambiente për ruajtje pas korrjes, duke garantuar gjurmueshmëri dhe freski maksimale të produktit. Kompania është e përkushtuar ndaj praktikave të qëndrueshme bujqësore, duke kombinuar përvojën me inovacionin për të ofruar fruta të cilësisë së lartë për tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 80 ton
Green Hill
Green Hill është një kompani e specializuar në mbledhjen e qëndrueshme të Produkteve Pyjore Jo Drusore (PPJD), e vendosur në zemër të maleve të Sharrit. Aktiviteti i kompanisë përqendrohet në vjeljen e bimëve mjekësore dhe aromatike, kërpudhave, si dhe bimëve të imëta, duke respektuar standardet mjedisore dhe praktikat tradicionale të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes punës së saj, Green Hill kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit të zonave malore dhe në fuqizimin ekonomik të komuniteteve lokale.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 100 000 kg
HIT-Flores LLC
Hit-Flores LLC është një biznes familjar me mbi 30 vite përvojë në fushën e mbledhjes, përpunimit dhe eksportit të produkteve pyjore jo-drusore (NWFP) dhe të kultivuara. E themeluar në zemër të malit të Sharrit, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm për cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj produkteve natyrore. Që nga fillimi, Hit-Flores ka zhvilluar rrjetin e saj të 15 qendrave të grumbullimit në gjithë Kosovën, duke punuar ngushtë me mbledhës lokalë dhe duke garantuar gjurmueshmëri të plotë. Kompania përpunon produkte si mjedra, luleshtrydhe, aronia, kërpudha të egra dhe bimë mjekësore, duke përdorur teknologji moderne në objektet e saj me kapacitet vjetor deri në 5,200 tonë. Sot, Hit-Flores është një nga eksportuesit kryesorë të produkteve të egra dhe të kultivuara nga Kosova, me prezencë në tregjet ndërkombëtare dhe angazhim të fortë për qëndrueshmëri dhe cilësi.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 300 ton
Lio Step
LioStep e themeluar në vitin 2020 përpos tregtimit të frutave të freskëta, kompania ofron edhe një gamë të gjerë produktesh premium për profesionistët e kuzhinës, përfshirë pure frutash të ngrira, fruta IQF për pastiçeri, fruta të gatshme për përdorim, coulis, dhe më shumë. Veçantia e produkteve të LioStep qëndron në përdorimin e teknikës së përparuar të përpunimit, të njohur si liofilizim, që ruan shijen dhe vlerat ushqyese të frutave në nivelin më të lartë. Zgjedhja e produkteve të LioStep është garanci për cilësi dhe shije, sa më të afërta me frutat e freskëta, për t’ju mundësuar që të shprehni talentin tuaj në maksimum!
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 1700 kg
Shfleto të gjitha produktet
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.