
Furnizuesi (3)
Ky produkt ende nuk është lidhur me një profil publik kompanie.
ASK Foods
Ask Foods është një kompani e njohur për modelin e saj të prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore. Me një sipërfaqe prej 200 hektarësh të mbjella me pemë të ndryshme dhe një staf prej 157 punonjësish të përhershëm, si dhe rreth 500 fermerë sezonalë, Ask Foods ka arritur të eksportojë produkte të saj në vende si Kroacia, Gjermania, SHBA, Zvicra dhe të tjera. Kompania është e njohur për cilësinë e produkteve të saj dhe përkushtimin ndaj standardeve ndërkombëtare të prodhimit. Receta e Gjyshes është një shije e traditës, një majë nostalgjie dhe shumë dashuri. Me produktet e gjyshes, çdokush mund të jetë ekspert i kuzhinës. Në kopshtin e traditës, ne korrim jo vetëm shije të shijshme, por edhe farat e një jete të shëndetshme dhe të gjallë.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 20 000 ton
Green Food
Green Food është një kompani e themeluar në vitin 2009, e cila vepron në sektorin e përpunimit të perimeve dhe pemëve. Kompania është e specializuar në përpunimin dhe konservimin e produkteve bujqësore me origjinë vendore, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh që përfshijnë turshi të ndryshme, produkte të sterilizuara dhe të pasterizuara, si dhe reçelra dhe salca natyrale Produkti i përbashkët i të gjitha linjave është cilësia e lartë, përbërësit natyralë dhe mungesa e aditivëve artificialë. Green Food përdor metoda moderne të përpunimit dhe paketimit për të ruajtur freskinë, aromën dhe vlerat ushqyese të çdo produkti. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, Green Food ka ndërtuar një reputacion si një ndër përpunuesit më të besueshëm në treg, duke ofruar produkte të sigurta dhe të shijshme për konsumatorët vendas dhe potencialisht edhe për tregjet ndërkombëtare.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 500 ton
Red Gold
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë: 1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, aronia) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik). 2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm e të tjera. 3. Zhvillimi i agroturizmit 4. Shërbimet e konsulencës Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve, 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave, 5 .Tharesa per bime mjekësore dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 5 ton
Shfleto të gjitha produktet
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.