
Furnizuesi (5)
Ky produkt ende nuk është lidhur me një profil publik kompanie.
BioFruti
BioFruti është një kompani që vepron në sektorin e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA) dhe Produkteve Pyjore Jo Drusore (PPJD), e fokusuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Kompania është themeluar në vitin 2017 dhe për tre vite radhazi ka qenë e përfshirë në skemën e certifikimit organik, duke zbatuar standarde të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. BioFruti është një kompani e udhëhequr nga një grua dhe ka një rol të rëndësishëm në fuqizimin ekonomik të grave në zonë, duke angazhuar një numër të konsiderueshëm të grave si në procesin e kultivimit ashtu edhe në aktivitetet e tjera të prodhimit dhe përpunimit. Aktiviteti kryesor i kompanisë përqendrohet në kultivimin e bimëve njëvjeçare, siç janë mëllaga dhe kalendula, si dhe në bimë shumëvjeçare si menta dhe melisa, të cilat kultivohen me kujdes për të siguruar cilësi të lartë dhe përputhshmëri me kërkesat e tregut për produkte natyrale dhe organike.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 100
Kooperativa Bujqësore " Rrënza"
Kooperativa Rrenza është themeluar në prill të vitit 2022 dhe që nga themelimi është e certifikuar me standardin organik bi-OS, në përputhje me Regulloren Organike të BE-së (Regullorja (EU) 2018/848). Kooperativa përbëhet nga fermerë të cilët merren me kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike (BMA). Llojet e bimëve që kultivohen ndryshojnë nga viti në vit, në përputhje me praktikat e qarkullimit bimor për të ruajtur cilësinë e tokës dhe biodiversitetin. Kultivimi realizohet në parcelat e vetë fermerëve, ndërsa pas tharjes, produkti përfundimtar tregtohet.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 300 kg
Agroshqiponja
Agro Shqiponja është një kompani bujqësore e vendosur në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, e specializuar në grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore, aromatike dhe frutave të egra. Duke bashkëpunuar me mbi 100 fermerë të kontraktuar me marrëveshje afatgjata, kompania ka mbjellë mbi gjysmë milioni fidanë në komunat përreth, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 200
AgroProduct SHPK
Agroproduct Sh.p.k. është një kompani lider në Kosovë, e themeluar në vitin 2002 në fshatin Sinajë, Istog, e specializuar në kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave të egra dhe kërpudhave. Kompania menaxhon një rrjet të gjerë prej mbi 30 qendrave grumbulluese të certifikuara organike në të gjithë vendin dhe bashkëpunon me më shumë se 3,000 familje vendore për të siguruar produkte me cilësi të lartë. Me një portofol që përfshin rreth 28 lloje të kultivuara dhe 85 lloje të mbledhura të bimëve, të gjitha të certifikuara organike, Agroproduct eksporton mbi 95% të prodhimit të saj në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Republikën Çeke, Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Kanadanë. Certifikimet e kompanisë përfshijnë standardet ISO 9001, HACCP, EU Organic, BIO Suisse dhe FairWild, duke garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha fazat e prodhimit. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, Agroproduct synon të ofrojë produkte të sigurta dhe me vlera të larta ushqyese për konsumatorët në mbarë botën
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 5 kg
Organic Herb SH.P.K.
Organic Herb SH.P.K. është një kompani familjare me seli në fshatin Sigë, komuna e Pejës, e themeluar në vitin 2016. E specializuar në kultivimin, mbledhjen dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe frutave të egra, kompania ofron produkte organike të cilësisë së lartë, duke përfshirë çajra, erëza dhe vajra esencialë. Me një laborator të pajisur me teknologji moderne për përzgjedhjen, pastrimin dhe prerjen e bimëve, Organic Herb ndjek standardet HACCP për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e produkteve të saj. Kompania është e certifikuar sipas standardeve ISO 9001 dhe ka certifikime organike nga Control Union dhe Bio Suisse.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 1 kg
Shfleto të gjitha produktet
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.