
Furnizuesi (3)
Ky produkt ende nuk është lidhur me një profil publik kompanie.
Natures Pride
Nature’s Pride është një kompani e specializuar në përpunimin e uthullës së mollës së egër, e themeluar në vitin 2022 me seli në Gjakovë. Kompania fokusohet në prodhimin e produkteve natyrale me cilësi të lartë, duke respektuar proceset tradicionale të fermentimit dhe standardet moderne të sigurisë ushqimore. Uthulla e mollës së egër e Nature’s Pride fermentohet deri në perfeksion, me kujdes dhe përkushtim të veçantë për çdo fazë të procesit, për të ruajtur vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të produktit. Produkti paketohet në shishe qelqi prej 500 ml dhe është i kontrolluar dhe i monitoruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), duke garantuar cilësi dhe siguri për konsumatorin. Nature’s Pride synon të pozicionohet si një markë në treg, e dedikuar për konsumatorët që vlerësojnë shëndetin, natyrën dhe produktet autentike, të prodhuara me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj mjedisit.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 2000 piece
BIO ALTA SH.P.K
Bio Alta, me qendër në komunën e Kamenicës (Kosovë), është një kompani e fokusuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, kryesisht për çaj bio dhe produkte natyrale. Drejtuar nga Kadrije Mustafa, kjo kompani kultivon bimë si rigon, mentë, hith e rozmarinë vetë, ndërsa disa të tjera si mbledhje spontane. Kompania është e përkushtuar ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke ofruar produkte lokale për shëndet dhe mirëqenie. Kjo kompani gjithashtu merret me përpunimin e uthullës së mollës së egër.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 10 000 kg
Natyra AG SH.P.K
Kompania Natyra AG është një kompani private që merret me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Veprimtarinë e saj e ka filluar që nga viti 2005, fillimisht si një biznes familjar individual, ndërsa nga viti 2022 është riorganizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.P.K.). Natyra AG njihet si kompania numër një në Kosovë dhe në rajon për prodhimin e uthullës së mollës së egër, si dhe për çajrat e paketuar në formë refuz (të lirë në pako).
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 20 000 kg
Shfleto të gjitha produktet
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.