image image

Rreth Nesh

image

Përmbledhje dhe Objektivat e Platformës

Agro B2B është një platformë e krijuar për të lehtësuar bashkëpunimin midis kompanive vendore me blerës lokal dhe ndërkombëtar dhe për të rritur mundësitë e bashkëpunimit në sektorin bujqësor. Nëse jeni një prodhues lokal që dëshironi të zgjeroni aktivitetin tuaj ose një blerës ndërkombëtar që kërkon produkte cilësore, platforma jonë është lidhja juaj me më të mirat që ofron Kosova.

Kjo platformë ofron një gamë të gjerë mundësish për bizneset dhe blerësit ndërkombëtarë, duke përfshirë:

  • Të gjitha të dhënat e rëndësishme për kompanitë vendore janë të disponueshme në një vend.
  • Platforma inkurajon partneritetet ndërmjet kompanive vendore me blerës lokal dhe ndërkombëtar, duke ndihmuar në rritjen e qasjes në tregje të reja.
  • Regjistrimi i kompanive në platformën AGRO B2B do të bëhet vetëm pas aprovimit nga stafi i AgroDev, duke garantuar kështu cilësinë e shërbimeve të platformës
  • Shihni një gamë të gjerë produktesh bujqësore që ofrojnë kompanitë tona.
  • Keni qasje në një regjistër gjithëpërfshirës të kompanive vendore, me profile të detajuara, informacione kontakti, forma produktesh, detaje certifikimi, të cilësisë, paketimeve dhe sezonalitetin e produkteve.
  • Gjeni pikërisht atë që ju nevojitet duke përdorur metodat e avancuara të kërkimit dhe filtrimit të platformës.

Përmes platformës AGROB2B promovohen një gamë e gjerë produktesh bujqësore të certifikuara dhe me cilesi të lartë duke perfshirë:

  • Bimë mjekësore dhe aromatike
  • Produkte pyjore jodrusore
  • Pemë të imëta dhe
  • Produkte të përpunuara nga pemët dhe perimet

Partnerët

image