Ananas Impex
Kthehu te kompanitë
Produktet e përpunuara
Ananas Impex

Profili i kompanisë

Ananas Impex

Vendndodhja
Produkte1
Themeluar1930
Menaxhohet ngaBurrë

Profili i kompanisë

Kompania “Ananas” filloi punën qysh në vitin 1930, për t’u shndërruar në një ndërmarrje të kultivimit dhe prodhimit të specit të kuq në vitin 1975. Në fillim tharja është bërë në furra të thjeshta, pastaj bluarja, dhe në fund produkti përfundimtar është futur në paketime të thjeshta, ndërsa transporti dhe shitja janë bërë në të gjitha tregjet e Kosovës por edhe më gjerë në rajon. Prodhimet e Ananas Impex janë produkt i tokës sonë pjellore. Ne jemi përkujdesur që produkteve që i vjelim t’ua shtojmë akoma edhe më shumë vlerën. Gjithçka filloi me biberin e kuq, që është produkt lider në tregun tonë dhe më gjerë për t’u inkurajuar në vazhdim që t’i qasemi produkteve me bazë bimore të cilat janë kryefjala e kuzhinës sonë.

Jemi një kompani që fokusohet kryesisht në kultivimin dhe prodhimin e barishteve, erëzave, supave dhe perimeve të thara. Brendet tona gjejnë rrugën e tyre në marketet më të njohura të vendit dhe jashtë tij, ndërsa klientët tanë vijnë në mënyra të ndryshme - prej individëve që porosisin me kile, deri te restorantet, dyqanet ushqimore dhe ata që punojnë me shumicë.

Jemi krenarë që ofrojmë produkte cilësore dhe të freskëta, duke përshtatur nevojat e klientëve tanë dhe duke sjellë shijen unike të natyrës në tavolinën e tyre.

Profili i biznesit

Tregjet e eksportit
Kosovo
Aktivitetet
Kultivim/Prodhim
Certifikime dhe standarde
ISO 22000

Produktet e kësaj kompanie

Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.

Spec djegës - peperoni
Produktet e përpunuara
Spec djegës - peperoni
Spec djegës - peperoni
SektoriProduktet e përpunuara
Kapaciteti i prodhimit / stoku1200 ton
StatusiGati për t'u përdorur