
Furnizuesi (2)
Ky produkt ende nuk është lidhur me një profil publik kompanie.
Ananas Impex
Kompania “Ananas” filloi punën qysh në vitin 1930, për t’u shndërruar në një ndërmarrje të kultivimit dhe prodhimit të specit të kuq në vitin 1975. Në fillim tharja është bërë në furra të thjeshta, pastaj bluarja, dhe në fund produkti përfundimtar është futur në paketime të thjeshta, ndërsa transporti dhe shitja janë bërë në të gjitha tregjet e Kosovës por edhe më gjerë në rajon. Prodhimet e Ananas Impex janë produkt i tokës sonë pjellore. Ne jemi përkujdesur që produkteve që i vjelim t’ua shtojmë akoma edhe më shumë vlerën. Gjithçka filloi me biberin e kuq, që është produkt lider në tregun tonë dhe më gjerë për t’u inkurajuar në vazhdim që t’i qasemi produkteve me bazë bimore të cilat janë kryefjala e kuzhinës sonë. Jemi një kompani që fokusohet kryesisht në kultivimin dhe prodhimin e barishteve, erëzave, supave dhe perimeve të thara. Brendet tona gjejnë rrugën e tyre në marketet më të njohura të vendit dhe jashtë tij, ndërsa klientët tanë vijnë në mënyra të ndryshme - prej individëve që porosisin me kile, deri te restorantet, dyqanet ushqimore dhe ata që punojnë me shumicë. Jemi krenarë që ofrojmë produkte cilësore dhe të freskëta, duke përshtatur nevojat e klientëve tanë dhe duke sjellë shijen unike të natyrës në tavolinën e tyre.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 1200 ton
AR PRODUCT
AR Product është një kompani vendore nga Shtimja, Kosova, e themeluar në vitin 2017, e cila operon në sektorin agro-ushqimor. Që nga fillimi, kompania është fokusuar në përpunimin e pemëve dhe perimeve, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh tradicionale që mbajnë shijen dhe cilësinë e trashëguar shqiptare. Produktet kryesore të AR Product përfshijnë: Ajvarin tradicional, Turshitë e ndryshme, Feferonat pikante, Trangujt e konservuar, Xhemat e frutave të freskëta. Kompania synon të sjellë në tryezat e konsumatorëve produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe me përkushtim, duke ruajtur cilësinë, shijen autentike dhe traditën vendore. Me bazë në një rajon të njohur për bujqësinë dhe përpunimin e ushqimit, AR Product ka arritur të krijojë një emër të besueshëm në tregun lokal.
- Vendndodhja
- —
- Sasia
- 15 ton
Shfleto të gjitha produktet
Produktet e lidhura aktualisht me profilin e kësaj kompanie anëtare.