Gjej furnizues
Kompanitë
Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.
Kompanitë47
Sektori4
Produkte110
Vendndodhja0
BMA-PPJDPemët e imtaProduktet e përpunuara
Agro-Florentina
Agro-Florentina sh.p.k është themeluar në vitin 2013 dhe
merret me grumbullimin dhe përpunimin e kërpudhave, bimëve aromatike dhe
frutave të imta të malit. Që nga viti 2015, kompania ka hyrë në
tregun ndërkombëtar dhe sot eksporton rreth 95% të produkteve të saj, kryesisht
në vendet e Rajonit,
Bashkimin Evropian dhe në Amerikën Veriore.
Përmes aktiviteteve të saj kompania synon të kontribuojë në
kalimin drejt një bujqësie të qëndrueshme dhe rigjeneruese, që ruan biodiversitetin dhe ndihmon në
përmirësimin e shëndetit të tokës.
AdresaStr. "Hasan Prishtina", Polac, Skenderaj 41000 Republic of Kosova
Produkte6
BMA-PPJDPemët e imta
Agro2000 shpk
Agro 2000, me seli në fshatin Brezne, komuna Dragash, është një ndërmarrje mikro me më pak se 10 të punësuar, e certifikuar për prodhim dhe përpunim organik të bimëve medicinale dhe aromatike. Ajo funksionon si kultivues dhe përpunues i BMA-ve dhe produktesh jo-drusore të pyjeve, gjithashtu si qendër grumbulluese për bimë medicinale dhe produkte pyjore jo‑drusore. Prodhohen sasi vjetore organike të bimëve si hithër, mente, boronicë, thupa lulesh, frushkë të egër, arrë e të tjera, të paketuar sipas standardeve organike
AdresaFsh. Brezne, Dragash
Produkte8
BMA-PPJD
Herbakos
Herbakos është një kompani e specializuar në paketimin e çajrave dhe erëzave të kuzhinës, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Duke operuar në rrjetin e supermarketeve të vendit dhe eksportuar drejt Shqipërisë, Herbakos ka konsoliduar pozicionin e saj si një partner i besueshëm në industrinë ushqimore. Në vitin 2023, Herbakos zgjeroi kapacitetet e saj me dy linja të veçanta prodhimi, të dedikuara për produkte organike dhe konvencionale. Kjo zgjerim pasqyron angazhimin e kompanisë për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe për të përkrahur praktikat e qëndrueshme. Veçanërisht, në kategorinë e çajrave organike, kompania përdor lëndë të parë të certifikuar dhe e përpunon atë në njësi të dedikuara vetëm për paketim. Ekipi i Herbakos përbëhet nga 10 profesionistë të përkushtuar, ku 70% e stafit janë gra. Të gjithë punonjësit janë të angazhuar me kohë të plotë, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë. Herbakos mbetet e përkushtuar ndaj inovacionit, cilësisë dhe promovimit të një jetese të shëndetshme përmes produkteve të saj natyrore dhe autentike.
AdresaMagjistralja Prishtine-Gjilan nr. 126
Produkte8
BMA-PPJDPemët e imta
Green Hill
Green Hill është një kompani e specializuar në mbledhjen e qëndrueshme të Produkteve Pyjore Jo Drusore (PPJD), e vendosur në zemër të maleve të Sharrit. Aktiviteti i kompanisë përqendrohet në vjeljen e bimëve mjekësore dhe aromatike, kërpudhave, si dhe bimëve të imëta, duke respektuar standardet mjedisore dhe praktikat tradicionale të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes punës së saj, Green Hill kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit të zonave malore dhe në fuqizimin ekonomik të komuniteteve lokale.
AdresaBajnicë, Kaçanik
Produkte4
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BIO Toka
Kompania Bio Toka (brend i Sojeva Punishte Manufaktur) është themeluar në vitin 2017 si kompani e shoqerisë aksionare me pergjegjësi të kufizuara. Bio Toka ka produkte të ndryshme organike nga pemët e kultivuara vetë duke përfshirë: xhem organik, reqel organik dhe kompot organik nga fruta të ndryshme. Për më tepër Bio Toka ka edhe cajëra organik nga bimë të ndryshme. Synimet e kompanisë janë bashkëpunimi me sa më shumë fermerë në vendin tonë dhe rritja e punesimit te grave.
AdresaPleshinë, Ferizaj
Produkte8
Pemët e imtaBMA-PPJD
BERRYLAND BIO
BERRYLAND BIO është një kompani me traditë të gjatë në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të produkteve natyrore, e themeluar në vitin 1991 në qytetin e Ferizajt, Kosovë. Fillimisht e përqendruar në mbledhjen e produkteve të egra si kërpudhat, boronicat dhe bimët mjekësore, kompania zhvilloi kapacitete të qëndrueshme për përpunim dhe eksport drejt tregjeve evropiane.
Përmes një përkushtimi afatgjatë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, BERRYLAND BIO është pozicionuar si një lider në sektorin e agrobiznesit dhe industrisë së produkteve natyrore. Kompania ka krijuar një rrjet bashkëpunimi me qindra mbledhës lokalë, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik rural dhe në ruajtjen e biodiversitetit përmes praktikave të qëndrueshme të grumbullimit.
AdresaPrelez
Produkte5
Pemët e imtaBMA-PPJD
Agro Fruit SHPK
Biznes familjar që merret me grumbullimin dhe përpunimin e pemëve të imta dhe pejmëve drusore si: mjedër, dredhëza, kumbulla, këpurdha etj.
AdresaRr. Ilir Konushevci nr 25 - Podujevë
Produkte2
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Bio365 Kosova
Bio365, e themeluar në vitin 2017, është një kompani e specializuar në prodhimin e vajrave esenciale të cilësisë më të lartë nga bimët aromatike dhe mjekësore. Të gjitha vajrat e Bio365 janë të prodhuara nga bimë organike të certifikuara në vendin tonë, duke siguruar produkte bio të pastra dhe pa përzierje kimike. Kompania përdor praktika të qëndrueshme dhe teknologji moderne për të ruajtur vlerat natyrore të bimëve, duke ofruar vajra të përshtatshme për aromaterapi, kujdes personal dhe produkte natyrale artizanale.
AdresaRr.Mbreteresha Teutë, Toukbashqe, Prishtinë
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJDProduktet e përpunuara
Red Gold
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë:
1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, aronia) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik).
2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm e të tjera.
3. Zhvillimi i agroturizmit
4. Shërbimet e konsulencës
Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve, 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave, 5 .Tharesa per bime mjekësore dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
AdresaRecane 20530 Prizren
Produkte4
Pemët e imtaBMA-PPJD
3D Factory
3DFactory është një kompani e themeluar në vitin 2016 në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një fokus fillestar në kultivimin e pemëve të imëta. Duke ndjekur zhvillimet në sektorin agro-ushqimor dhe kërkesat e tregut, që nga viti 2017 kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj me grumbullimin e pemëve të imëta, me fokus të veçantë te mjedra.
Në vitin 2020, 3DFactory investoi në ndërtimin e një pike moderne grumbullimi me kapacitet prej 1,500 tonësh, e pajisur me infrastrukturë të avancuar për ruajtje dhe përpunim fillestar të produkteve bujqësore. Kjo pikë i mundëson kompanisë të sigurojë cilësi të lartë, gjurmueshmëri dhe freski optimale për të gjitha produktet që i eksporton.
Aktualisht, 3DFactory eksporton produktet e saj në tregjet e Evropës, në Shqipëri, si dhe i furnizon rrjetet lokale në Kosovë, duke ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besueshëm në zinxhirin e vlerës së produkteve të imëta.
AdresaLlapashtice, Podujeve
Produkte2
Pemët e imtaBMA-PPJD
FRUTI BB
Kultivimi i mjedrës (Rubus idaeus) është një nga aktivitetet kryesore të kompanisë, i cili ka filluar në vitin 2015 si pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së specializuar dhe të qëndrueshme. Aktualisht, kompania menaxhon 3 hektarë të mbjellë me mjedër, në një sipërfaqe të sistemuar me përpikëri dhe të pajisur me infrastrukturë moderne bujqësore, përfshirë sistemin e ujitjes pikë më pikë dhe praktikat më të mira agroteknike.
Çdo fazë e ciklit të prodhimit – nga përgatitja e tokës, mbjellja, mirëmbajtja, trajtimet bimore, deri te korrja – zbatohet në përputhje me standardet bashkëkohore të prodhimit bujqësor dhe sigurisë ushqimore. Vëmendje e veçantë i kushtohet kohës optimale të korrjes për të garantuar cilësinë, qëndrueshmërinë dhe përmbajtjen ushqyese të frutit.
AdresaRadac, Pejë
Produkte1
Gratë ndërmarrëse në bujqësiBMA-PPJD
Kemi Fruits SH.P.K
Kemi Fruits është një kompani e specializuar në grumbullimin dhe eksportin e frutave të imta, e themeluar në vitin 2017 në fshatin Teneshdoll. Me një përkushtim të fortë ndaj cilësisë dhe standardeve të larta të prodhimit, kompania operon një qendër moderne grumbullimi me kapacitet përpunimi prej 300 tonësh, duke siguruar ruajtje dhe trajtim optimal të produkteve bujqësore.
Aktualisht, Kemi Fruits kultivon 5 hektarë me mjedra, prej të cilëve 0.5 hektarë janë të mbjella në ambiente të mbrojtura (serra), duke mundësuar zgjatjen e sezonit të prodhimit dhe ruajtjen e cilësisë gjatë gjithë vitit.
Që nga viti 2024, kompania ka zgjeruar aktivitetin në nivel ndërkombëtar, duke hyrë në tregjet globale për eksportin e mjedrave të freskëta dhe të ngrira, dhe duke u pozicionuar si një partner i besueshëm për blerësit ndërkombëtarë. Përveç eksportit, Kemi Fruits furnizon edhe tregun vendor me produkte të freskëta dhe të përpunuara, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në Kosovë.
AdresaTeneshdoll, Prishtinë
Produkte1
Pemët e imtaBMA-PPJD
Natyral Fruits SH.P.K.
Natyral Fruits është një kompani e përkushtuar në kultivimin dhe përpunimin e frutave të imta, me fokus të veçantë në mjedrën, boronicën dhe dredhëzën. Me përvojë dhe përkushtim ndaj cilësisë, kompania ka ndërtuar një sistem të integruar që përfshin ngrirjen, selektimin dhe paketimin e frutave, duke garantuar freski dhe standarde të larta në çdo fazë të procesit.
E vendosur në një zonë me potencial të lartë bujqësor, Natyral Fruits synon të ofrojë produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe të gatshme për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kompania përfaqëson një kombinim të traditës me teknologjinë moderne në shërbim të konsumatorëve dhe partnerëve të saj.
AdresaDobratin Rruga Xhafer Ajvazi
Produkte3
BMA-PPJDPemët e imta
HIT-Flores LLC
Hit-Flores LLC është një biznes familjar me mbi 30 vite përvojë në fushën e mbledhjes, përpunimit dhe eksportit të produkteve pyjore jo-drusore (NWFP) dhe të kultivuara. E themeluar në zemër të malit të Sharrit, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm për cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj produkteve natyrore.
Që nga fillimi, Hit-Flores ka zhvilluar rrjetin e saj të 15 qendrave të grumbullimit në gjithë Kosovën, duke punuar ngushtë me mbledhës lokalë dhe duke garantuar gjurmueshmëri të plotë. Kompania përpunon produkte si mjedra, luleshtrydhe, aronia, kërpudha të egra dhe bimë mjekësore, duke përdorur teknologji moderne në objektet e saj me kapacitet vjetor deri në 5,200 tonë.
Sot, Hit-Flores është një nga eksportuesit kryesorë të produkteve të egra dhe të kultivuara nga Kosova, me prezencë në tregjet ndërkombëtare dhe angazhim të fortë për qëndrueshmëri dhe cilësi.
AdresaZona Industriale p.n. Dragash 22000
Produkte11
BMA-PPJD
Lio Step
LioStep e themeluar në vitin 2020 përpos tregtimit të frutave të freskëta, kompania ofron edhe një gamë të gjerë produktesh premium për profesionistët e kuzhinës, përfshirë pure frutash të ngrira, fruta IQF për pastiçeri, fruta të gatshme për përdorim, coulis, dhe më shumë. Veçantia e produkteve të LioStep qëndron në përdorimin e teknikës së përparuar të përpunimit, të njohur si liofilizim, që ruan shijen dhe vlerat ushqyese të frutave në nivelin më të lartë. Zgjedhja e produkteve të LioStep është garanci për cilësi dhe shije, sa më të afërta me frutat e freskëta, për t’ju mundësuar që të shprehni talentin tuaj në maksimum!
AdresaRr. Nexhmedin Kuqi nr.1, Kamenica
Produkte5
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BIO ALTA SH.P.K
Bio Alta, me qendër në komunën e Kamenicës (Kosovë), është një kompani e fokusuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, kryesisht për çaj bio dhe produkte natyrale. Drejtuar nga Kadrije Mustafa, kjo kompani kultivon bimë si rigon, mentë, hith e rozmarinë vetë, ndërsa disa të tjera si mbledhje spontane. Kompania është e përkushtuar ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke ofruar produkte lokale për shëndet dhe mirëqenie. Kjo kompani gjithashtu merret me përpunimin e uthullës së mollës së egër.
AdresaRruga Hysen Terpeza , Kamenicë
Produkte6
BMA-PPJD
BioSource SH.P.K
BIOSOURCE SH.P.K. është themeluar në vitin 2008 dhe merret me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (MAPs). Aktiviteti kryesor i kompanisë është kultivimi i kamomilit gjerman në 40 hektarë tokë. Përveç kamomilit, BIOSOURCE SH.P.K. kultivon edhe mollë (5 ha), grurë (50 ha), shalqi (3 ha), dhe misër (10 ha), si dhe ka aktivitete të tjera në sera.
AdresaGjurakoc, Istog
Produkte2
BMA-PPJDPemët e imta
FloraEko
Flora Eko është një kompani me përvojë disa vjeçare në fushën e mbledhjes dhe përpunimit të bimëve aromatike-mjekësore dhe frutave të egra. Që nga viti 2017, kompania është pjesë e skemës së certifikimit organik, duke garantuar cilësi të lartë dhe përkushtim ndaj standardeve ndërkombëtare.
Veprimtaritë kryesore të Flora Eko përfshijnë: përpunimin, pastrimin dhe tharjen e bimëve dhe frutave të mbledhura në mënyrë spontane nga natyra, në përputhje me praktikat e qëndrueshme dhe të kontrolluara.
Flora Eko mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së burimeve natyrore dhe ofrimit të produkteve të sigurta, të gjurmueshme dhe me vlera të larta terapeutike dhe ushqyese.
AdresaRamjan, Viti
Produkte7
BMA-PPJD
Erblini Beqiraj B.I
Ventos është një kompani që merret me mbledhjen, kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), si dhe produkteve pyjore jo drusore (PPJD). Edhe pse zyrtarisht është themeluar në vitin 2017, kompania ka përvojë në mbledhjen e produkteve natyrore që nga viti 2009. Aktiviteti zhvillohet nën emrin tregtar "Ventos", ndërsa biznesi operon ligjërisht me emrin Erblin Beqiraj B.I. Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe praktikave të qëndrueshme, kompania kontribuon në zhvillimin rural dhe në promovimin e burimeve natyrore vendore.
AdresaIstog - Mojstir rruga - Martiret e Mojstirit
Produkte1
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Rosa Canina
Rosa Canina, e themeluar në Suharekë në vitin 2020, është e specializuar në kultivimin organik të trëndafilit të egër, duke operuar në përputhje me standardet ndërkombëtare për bujqësinë organike. E certifikuar që nga fillimi, kompania kultivon trëndafilin e egër në toka të pastra dhe të sigurta, larg burimeve të ndotura, duke garantuar një produkt të pastër dhe natyral. Çdo fazë e procesit kryhet me kujdes të veçantë, pa përdorimin e pesticideve, për të ruajtur cilësinë dhe natyralitetin e plotë të produktit. Rosa Canina është e përkushtuar ndaj prodhimit të qëndrueshëm dhe cilësor, duke ofruar produkte të freskëta dhe ekologjike për tregun.
AdresaSuharekë
Produkte1