Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.
Gjej furnizues

Kompanitë

Kompanitë anëtare dhe prodhuesit që marrin pjesë në platformë.

Kompanitë46
Sektori4
Produkte110
Vendndodhja0
BMA-PPJDPemët e imtaProduktet e përpunuara
Agro-Florentina
Agro-Florentina sh.p.k është themeluar në vitin 2013 dhe merret me grumbullimin dhe përpunimin e kërpudhave, bimëve aromatike dhe frutave të imta të malit. Që nga viti 2015, kompania ka hyrë në tregun ndërkombëtar dhe sot eksporton rreth 95% të produkteve të saj, kryesisht në vendet e Rajonit, Bashkimin Evropian dhe në Amerikën Veriore. Përmes aktiviteteve të saj kompania synon të kontribuojë në kalimin drejt një bujqësie të qëndrueshme dhe rigjeneruese, që ruan biodiversitetin dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të tokës.
AdresaStr. "Hasan Prishtina", Polac, Skenderaj 41000 Republic of Kosova
Produkte6
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BIO Toka
Kompania Bio Toka (brend i Sojeva Punishte Manufaktur) është themeluar në vitin 2017 si kompani e shoqerisë aksionare me pergjegjësi të kufizuara. Bio Toka ka produkte të ndryshme organike nga pemët e kultivuara vetë duke përfshirë: xhem organik, reqel organik dhe kompot organik nga fruta të ndryshme. Për më tepër Bio Toka ka edhe cajëra organik nga bimë të ndryshme. Synimet e kompanisë janë bashkëpunimi me sa më shumë fermerë në vendin tonë dhe rritja e punesimit te grave.
AdresaPleshinë, Ferizaj
Produkte8
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
Grasep Shpk
Grasep Sh.p.k. u themelua në vitin 2015 nga Valbona Ajeti dhe 14 gra të tjera nga fshati Sllatina e Epërme, në Kosovë. Ajo nisi si një iniciativë e vogël familjare për prodhimin e turshive në një garazh modest, me shumë përkushtim dhe vullnet për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe me ndikim në komunitet. Sot, Grasep është transformuar në një kompani me infrastrukturë moderne dhe linja të avancuara të prodhimit, e certifikuar sipas standardeve të industrisë ushqimore. Kompania ka zgjeruar ndjeshëm operacionet dhe eksporton produktet e saj në tregjet evropiane, duke u bërë një histori suksesi e grave ndërmarrëse në Kosovë. Aktualisht, Grasep punëson 14 gra dhe bashkëpunon ngushtë me fermerët lokalë për sigurimin e perimeve të freskëta, duke mbështetur zhvillimin ekonomik rural dhe fuqizimin e grave në biznes.
AdresaSllatine e Eperme, Viti
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
EXTRA FRUIT FILLINGS SHPK
Extra Fruit Fillings është një kompani kosovare e themeluar në vitin 2000 dhe ka selinë në Lagjen Arbanë, Zona Industriale, Prizren. Kompania është e specializuar në përpunimin e frutave të ndryshme, duke prodhuar një gamë të gjerë produktesh për industrinë e ëmbëlsirave dhe furrave, përfshirë: Fill (salca) me fruta të plota, si vishnje, mjedër, boronicë, manaferra, mollë, dredhëza dhe kumbulla. Zhelatina frutash. Fruta të ngrira. Produkte të tjera në formë ekstrakti. Kapaciteti vjetor i prodhimit është rreth 750 tonë fruta, me kërkesa që mund të arrijnë deri në 2000 tonë në varësi të tregut. Prej vitit 2014, kompania ka filluar të zhvillojë konceptin e fuqizimit të fermerëve lokalë, duke i përfshirë ata si partnerë furnizues, me qëllim zvogëlimin e importit të lëndës së parë dhe përmirësimin e furnizimit nga prodhimet vendore. Extra Fruit Fillings është e certifikuar sipas standardeve ISO 22000 dhe HACCP, dhe ka implementuar masa për mbrojtjen e mjedisit, duke planifikuar të adoptojë edhe standardet ISO 14000 dhe OHSAS 18000 në të ardhmen. Kompania ka dy objekte prodhimi me një sipërfaqe totale prej mbi 2300 m² dhe një truall prej më shumë se 4 hektarë, duke përfshirë linja moderne për përpunimin e frutave, paketimin e produkteve dhe ruajtjen e tyre në kushte optimale.
AdresaMojsi Golemi , pn , Arbane Prizren
Produkte1
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Bio365 Kosova
Bio365, e themeluar në vitin 2017, është një kompani e specializuar në prodhimin e vajrave esenciale të cilësisë më të lartë nga bimët aromatike dhe mjekësore. Të gjitha vajrat e Bio365 janë të prodhuara nga bimë organike të certifikuara në vendin tonë, duke siguruar produkte bio të pastra dhe pa përzierje kimike. Kompania përdor praktika të qëndrueshme dhe teknologji moderne për të ruajtur vlerat natyrore të bimëve, duke ofruar vajra të përshtatshme për aromaterapi, kujdes personal dhe produkte natyrale artizanale.
AdresaRr.Mbreteresha Teutë, Toukbashqe, Prishtinë
Produkte1
Shiko kompaninë
Pemët e imtaBMA-PPJDProduktet e përpunuara
Red Gold
Kooperativa “Red Gold” është një organizatë e krijuar nga transformimi i shoqatës Agro Red Gold në Kooperativë Ari i Kuq në vitin 2017. Lokacioni i kooperativës është në rajonin e Prizrenska Župa në Parkun Kombëtar Šarplanina. Aktivitetet e kooperativës janë: 1. Kultivimi dhe blerja e frutave të manaferrës (mjedra, boronica, luleshtrydhe, manaferra, aronia) dhe bimëve mjekësore dhe aromatike (koncepti i prodhimit organik). 2. Prodhimi i lëngjeve organike, reçelrave, çajrave të ndryshëm e të tjera. 3. Zhvillimi i agroturizmit 4. Shërbimet e konsulencës Kapacitetet e kooperativës janë: 1. Anëtarë, pronarë të kooperativës 81 (60% meshkuj dhe 40% femra) 2. Ftohje me kapacitet 250 ton 3. Uzina për prodhimin e lengjeve dhe reçeleve, 4. Fabrika per prodhimin e çajrave dhe salvave, 5 .Tharesa per bime mjekësore dhe fruta medicinale Tregu: 80% eksport BE/20% vendas
AdresaRecane 20530 Prizren
Produkte4
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Eurofood
Eurofood është një nga kompanitë lidere në industrinë ushqimore në Kosovë, e themeluar në vitin 1999 me seli në Prizren. Që nga fillimi, kompania është specializuar në përpunimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh ushqimore si ketchup, majonezë, marmelatë, sirup, feferona, kornishon, ajvar dhe esencë uthulle. Falë përkushtimit për cilësi dhe inovacion, Eurofood ka ndërtuar një emër të fortë në tregun vendor dhe rajonal. Kompania ka investuar vazhdimisht në teknologji moderne dhe standarde ndërkombëtare të sigurisë ushqimore, si HACCP dhe ISO 22000, duke siguruar produkte të sigurta dhe të besueshme për konsumatorët. Në vitet e fundit, Eurofood ka zgjeruar kapacitetet prodhuese dhe ka krijuar partneritete me fermerët lokalë për të mbështetur prodhimin vendor, si dhe ka marrë pjesë në panaire ndërkombëtare për të promovuar produktet kosovare jashtë vendit. Sot, Eurofood përfaqëson një shembull të suksesshëm të sipërmarrjes vendore që kombinon traditën, cilësinë dhe vizionin për të ardhmen.
AdresaPrizren, Kosovë
Produkte3
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Mix Product
Mix Product SHPK është kompani e re në territorin e Kosovës. Që nga themelimi i kompanis operojmë në industrinë ushqimore duke u marë me përpunimin e frutave dhe perimeve. Sëllia e kompanisë eshë e vendosur ne Prizren, në Kosove. Kompania ka rreth 20 punëtor te përhershëm, megjithatë ofrohen gjate sezones verore dhe punët sezonale, me qëllim e mbështetjes se tregut lokal te punës.Teknologjia e prodhimit është e bazuar ne recetat tradicionale. Kompania jonë ofron asortiment të gjerë të produkteve. Ofrojmë mbi 30 produkte të ndryshme siç janë: majonez dhe salcat majoneze, ketchupet, salcat nga pureja e domateve dhe perimeve të tjera. Gjithashtu prodhojmë marmellatë me perberje të lartë të frutave, karakteristikë që ndikon në shijën, aromën, ngjyrën dhe i bën produktet tona të dallohen nga ofertat tjera ne treg. Frutat dhe perimet që ne përpunojmë vijnë nga fushat ekologjikisht te pastra te Kosovës. Rëndësi të madhe bën për ne ka cilësia e lartë e frutave dhe perimeve të papërpunuara, prandaj furnizohemi për shume vite nga furnizuesit e besueshëm qe garantojnë fruta dhe perime te cilesis së lartë.Hap pas hapi kemi zgjeruar asortimentin tonë të prodhimeve dhe plotësuar hapësiren e punës me makineri dhe pajisje moderne. Qëllimi jonë është që kosumatoret të jenë të kënaqur, dhe te rrisim numrin e konsumatoreve të rij me kualitatin e lartë të prodhimeve të cilat i ofrojmë me çmime konkurruese, përgjigje te shpejte të porosive dhe shpërndarjën e shpejtë të produkteve. Plotësojmë kushte të larta te prodhimit, të cilat përputhen me praktikën e mirë higjienike dhe prodhuese, kontroll të rreptë në të gjitha fazat e prodhimit, si dhe garantojme kosumatorëve cilesin më të lartë të produkteve.
AdresaPrizren, Kosovë
Produkte0
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
RUDI Company
RUDI është një kompani vendore që, me cilësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, merret me përpunimin dhe konservimin e perimeve dhe pemëve. Ajo veçohet për përdorimin e recetave tradicionale të shtëpisë, të trashëguara brez pas brezi, duke ruajtur shijen autentike dhe vlerat ushqyese të produkteve natyrore. Çdo produkt i RUDI-së është rezultat i një pune të kujdesshme, duke kombinuar teknologjinë moderne me traditën shqiptare, për të sjellë në tryezat e konsumatorëve produkte të freskëta, të shëndetshme dhe me shije të paharrueshme.
AdresaRr. Faik Konica, Gjakovë
Produkte1
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
BIO ALTA SH.P.K
Bio Alta, me qendër në komunën e Kamenicës (Kosovë), është një kompani e fokusuar në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, kryesisht për çaj bio dhe produkte natyrale. Drejtuar nga Kadrije Mustafa, kjo kompani kultivon bimë si rigon, mentë, hith e rozmarinë vetë, ndërsa disa të tjera si mbledhje spontane. Kompania është e përkushtuar ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke ofruar produkte lokale për shëndet dhe mirëqenie. Kjo kompani gjithashtu merret me përpunimin e uthullës së mollës së egër.
AdresaRruga Hysen Terpeza , Kamenicë
Produkte6
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Rosa Canina
Rosa Canina, e themeluar në Suharekë në vitin 2020, është e specializuar në kultivimin organik të trëndafilit të egër, duke operuar në përputhje me standardet ndërkombëtare për bujqësinë organike. E certifikuar që nga fillimi, kompania kultivon trëndafilin e egër në toka të pastra dhe të sigurta, larg burimeve të ndotura, duke garantuar një produkt të pastër dhe natyral. Çdo fazë e procesit kryhet me kujdes të veçantë, pa përdorimin e pesticideve, për të ruajtur cilësinë dhe natyralitetin e plotë të produktit. Rosa Canina është e përkushtuar ndaj prodhimit të qëndrueshëm dhe cilësor, duke ofruar produkte të freskëta dhe ekologjike për tregun.
AdresaSuharekë
Produkte1
Shiko kompaninë
BMA-PPJDPemët e imtaProduktet e përpunuara
Natyra AG SH.P.K
Kompania Natyra AG është një kompani private që merret me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Veprimtarinë e saj e ka filluar që nga viti 2005, fillimisht si një biznes familjar individual, ndërsa nga viti 2022 është riorganizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.P.K.). Natyra AG njihet si kompania numër një në Kosovë dhe në rajon për prodhimin e uthullës së mollës së egër, si dhe për çajrat e paketuar në formë refuz (të lirë në pako).
AdresaStanishor,Artanë
Produkte5
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Bliff Organik sh.p.k
Kompania Bliff Organik u themelua në vitin 2016, me qëllimin që ti ofroj tregut Kosovarë për herë të parë çajra 100% organik të kualitetit më të lartë të certifikuar me standardin ekuivalent BIO -Non-Eu Agriculture XK-BIO 161.E veçantë e produkteve tona është percjellja zingjir nga kultivimi e deri në përpunim final.Bliff Organik u lansua në treg në Nentor të vitit 2019, fillimisht lansuam 7 lloje të produkteve filter, dhe pas një viti të suksesshëm, në vititn 2020 lansuam edhe produktet refuz, ndërsa sot kemi gjithësej 22 lloje të produkteve, duke punuar vazhdimisht në shije te reja.
AdresaIstog Rr. Rudina 135
Produkte1
Shiko kompaninë
Gratë ndërmarrëse në bujqësiProduktet e përpunuara
AR PRODUCT
AR Product është një kompani vendore nga Shtimja, Kosova, e themeluar në vitin 2017, e cila operon në sektorin agro-ushqimor. Që nga fillimi, kompania është fokusuar në përpunimin e pemëve dhe perimeve, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh tradicionale që mbajnë shijen dhe cilësinë e trashëguar shqiptare. Produktet kryesore të AR Product përfshijnë: Ajvarin tradicional, Turshitë e ndryshme, Feferonat pikante, Trangujt e konservuar, Xhemat e frutave të freskëta. Kompania synon të sjellë në tryezat e konsumatorëve produkte natyrale, të përpunuara me kujdes dhe me përkushtim, duke ruajtur cilësinë, shijen autentike dhe traditën vendore. Me bazë në një rajon të njohur për bujqësinë dhe përpunimin e ushqimit, AR Product ka arritur të krijojë një emër të besueshëm në tregun lokal.
AdresaShtime, fshati Zborc, rr. Blinaja nr 54
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuaraPemët e imta
ALBA's Cakes
Biznesi ynë ka nisur aktivitetin në vitin 2021, si një iniciativë e vogël familjare e pasionuar pas prodhimit të ëmbëlsirave artizanale. Fillimet ishin modeste, duke operuar me një kapacitet të kufizuar prodhimi dhe duke ofruar një gamë të kufizuar produktesh për komunitetin lokal. Megjithatë falë përkushtimit ndaj cilësisë, biznesi shënoi menjëherë rritje të interesit dhe besimit nga konsumatorët. Një moment i rëndësishëm në zhvillimin tonë ishte përfitimi i një granti mbështetës, i cili mundësoi modernizimin e paisjeve të prodhimit, zgjerimit e hapësirës së punës dhe rritjen e kapacitetit prodhues. Prej vitit 2021 e deri më sot, biznesi ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme duke e shndërruar në një një emër të njohur për cilësi, kreativitet dhe besueshmëri. Sot, vazhdojmë të zgjerojmë ofertën tonë dhe të përshtatemi me kërkesat e tregut, duke mbajtur gjithmonë në fokus standardet më të larta të prodhimit dhe kënaqësinë e klientëve.
AdresaFshati Ramjan, maxhistralja Ferizaj-Gjilan.
Produkte2
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Fresh EEM Natyral
Biznesi Fresh EEM meret me përpunimin e frutave dhe perimeve. Sot përpunon të gjitha frutat dhe perimet dhe qëllimi i radhës është që të zgjerohem edhe me tepër.
AdresaRr. " Selim Kalludra" pn Pirq, Mitrovice
Produkte2
Shiko kompaninë
BMA-PPJDProduktet e përpunuara
Natures Pride
Nature’s Pride është një kompani e specializuar në përpunimin e uthullës së mollës së egër, e themeluar në vitin 2022 me seli në Gjakovë. Kompania fokusohet në prodhimin e produkteve natyrale me cilësi të lartë, duke respektuar proceset tradicionale të fermentimit dhe standardet moderne të sigurisë ushqimore. Uthulla e mollës së egër e Nature’s Pride fermentohet deri në perfeksion, me kujdes dhe përkushtim të veçantë për çdo fazë të procesit, për të ruajtur vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të produktit. Produkti paketohet në shishe qelqi prej 500 ml dhe është i kontrolluar dhe i monitoruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), duke garantuar cilësi dhe siguri për konsumatorin. Nature’s Pride synon të pozicionohet si një markë në treg, e dedikuar për konsumatorët që vlerësojnë shëndetin, natyrën dhe produktet autentike, të prodhuara me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj mjedisit.
AdresaGjakova
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
BIO NINA
Biznesi Bio Nina është themeluar në vitin 2016, ndërsa është regjistruar zyrtarisht në vitin 2019. Themeluese e këtij biznesi është znj. Miradije Hamiti. Qëllimi kryesor i themelimit ka qenë vetëpunësimi, si dhe krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë e papunësuara, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të tyre. Në fazën fillestare të veprimtarisë, biznesi ishte i fokusuar në prodhimin e ajvarit dhe pestilit tradicional, ndërsa me kalimin e kohës ka zgjeruar ndjeshëm gamën e produkteve. Aktualisht, Bio Nina ofron një larmi produktesh që përfshijnë turshi të ndryshme si dhe perime të freskëta, duke iu përgjigjur kërkesave të tregut dhe duke ruajtur standardet e prodhimit cilësor.
AdresaZasellë, Mitrovicë
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
LM Dona
LM Dona ofron produkte të konservuara të përgatitura nga fruta dhe perime të freskëta, duke përfshirë speca turshi, tranguj turshi, ajvar, xhem nga fruta të ndryshme dhe produkte të tjera tradicionale. Të gjitha produktet përgatiten me kujdes në fshatin Zborc, Komuna e Shtimes, duke ruajtur shijen autentike dhe cilësinë e prodhimeve vendore.
AdresaRr. "Rifat Haliti", Zborc, Nr.23, Shtime
Produkte1
Shiko kompaninë
Produktet e përpunuara
Leni Fresh
“Leni Fresh” – Nga Tradita në Markë me Mbështetjen e IADK-së “Leni Fresh” u themelua më 16 nëntor 2021 me misionin për të sjellë në treg produkte të freskëta dhe receta tradicionale. Qëllimi kryesor ishte t’u ofrojmë konsumatorëve fruta dhe perime të freskëta, si dhe produkte të përgatitura sipas recetave të vjetra, duke ruajtur aromën dhe kujtimet e traditës sonë. Në “Leni Fresh”, çdo produkt pasqyron punë dhe përkushtim. Me kalimin e kohës, “Leni Fresh” u shndërrua në një emër të besueshëm për cilësi dhe korrektësi. Sot, kompania vazhdon të rritet si një brend që ruan traditën, mbështet prodhimin vendor dhe sjell në treg ushqime që nuk e humbasin kurrë vlerën e tyre. Çdo 16 nëntor shënon fillimin e një rrugëtimi që nisi me pasion, përkushtim dhe mbështetjen e duhur për ta kthyer një ëndërr në realitet.
AdresaRr. " Abdy Bahtiri" fshati Oshlan, Vushtrri
Produkte1
Shiko kompaninë